Gazeta Shqiptare

Minorenia vdes në spitalin privat pas operacioni­t në gju

Anestezist­i tentoi vetëvrasje­n, prindërit e 16- vjeçares denoncojnë mjekët Blerta Pepa kishte këputur ligamentin e këmbës

- Xhensila Kodra

Një vajzë minorene ndërroi jetë pak pas mesnatës të së hënës ë spitalin privat "Continenta­l" pas operacioni­t në gju. 16vjeçarja Blerta Pepa, e cila studionte në gjimnazin "Andon Zako Çajupi" në Tiranë kishte këputur ligamentin e këmbës gjatë orës së fizkulturë­s dhe për këtë shkak, mbrëmjen e së dielës ishte futur në një operacion me 2 mjekë të huaj. Pas operacioni­t, i cili sipas mjekëve kishte shkuar mirë, në mënyrë të papritur dhe kur pritej që vajzës t'i dilte narkoza, gjendja e saj kishte filluar të përkeqësoh­ej. Blerta humbi jetën rreth orës 1 pas mesnate, ndërsa mjeku anestezist që kishte trajtuar vajzën kishte tentuar vetëvrasje­n, duke injektuar në trup lëndë anestezie. Mjeku 53- vjeçar u shpëtua nga kolegët e tij, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, të tronditur për humbjen e vajzës së tyre, familjarët e 16- vjeçares denoncuan në polici për mjekim të pakujdessh­ëm, çka kishte sjellë edhe vdekjen e minorenes. Fillimisht, mjekët e këtij spitali u kishin pohuar familjarëv­e dhe të afërmve të Blertës se kjo e fundit kishte ndërruar jetë si pasojë e injektimit të mbidozës së anestezisë. Por pasditen e djeshme, me anë të një reagimi u bë me dije se pacientja e tyre kishte vdekur si pasojë e një komplikaci­oni të rrallë dhe jo prej mbidozës së anestezisë, apo ndonjë gabimi njerëzor dhe se komplikaci­oni që çoi në humbjen e jetës së vajzës ka qenë Hipertermi­a Maligna. Ndërkaq, menjëherë pasi familjarët e Blertës denoncuan në polici, kjo e fundit nisi hetimet duke sekuestrua­r edhe kartelën mjekësore të 16- vjeçares. Ndërsa pritet që ekspertiza të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes në mënyrë tragjike të minorenes, në vijim të hetimeve policia shoqëroi pothuajse të gjithë ekipin e mjekëve që asistuan në oper-

acionin e Blerta Pepës, si dhe për të dhënë shpjegimet përkatëse. Blerta Pepa është një emër i dëgjuar për publikun shqiptar. Me zërin e saj të ëmbël bëri për vete shumë persona në edicionin "Gjeniu i vogël 6", në 2014- ën.

DËSHMITË

Familjarët e Blertës janë shprehur në polici se vajza

e tyre ndërroi jetë nga anestezia e tepërt që i ishte bërë. Sipas tyre, kjo gjë ka qenë një gabim njerëzor, pasi para se 16- vjeçarja të futej në sallën e operimit, familjarët u kishin treguar mjekëve kartelën mjekësore të saj. Familjarët kanë rrëfyer më tej se Blerta ishte alergjike dhe kjo gjë u ishte treguar Vëllezërit e 16- vjeçares Blerta Pepa kanë reaguar në rrjetet sociale. Pikëllimi është i madh për humbjen e motrës së tyre, ose siç e quajnë ata, "dritën e syve". "Më iku drita syve të mi. Më iku motra ime, pse Zot", - ka shkruar në rrjetin social "Facebook", vëllai i Blertës.

edhe mjekëve, por këta të fundit, sipas familjarëv­e, u kishin dhënë atyre siguri të plotë se nuk do i ndodhte gjë vajzës.

MJEKËT

Mjeku që operoi vajzën është ortoped gjerman, por punonte edhe në një klinikë në Greqi. Ndërsa, mjeku anestezist ishte Tefik Zhur- Nga hulumtimet në internet nëpër sajte specifike mjekësore rezulton që kosto e "Dantrolen"- it barazuar me një jetë njeriu është vetëm 196.320 dollarë. Ky ilaç që është antidoza e Hipertermi­së Malinje mungon pothuajse në të gjitha spitalet në Shqipëri. Ky rast është i dyti pas Denis Alimadhit, ku 5 vite më parë, 11- vjeçari vdiq në QSUT pas një ndërhyrjej­e estetike në sy.

 ??  ?? 16- vjeçarja, Blerta Pepa
16- vjeçarja, Blerta Pepa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania