Gazeta Shqiptare

Reagimi i spitalit privat: Blerta ndërroi jetë nga Hipertemia Malinje

"Continenta­l" nuk tregon nëse iu injektua "Dantrolen"

-

Spitali

privat "Continenta­l" reagoi dje për rastin e vdekjes së pacientes 16- vjeçare Blerta Pepa. Në reagimin zyrtar thuhet se vdekja e pacientes ka ndodhur si pasojë e një komplikaci­oni të rrallë dhe jo prej mbidozës së anestezisë, apo ndonjë gabimi njerëzor, por se shkak ka qenë Hipertermi­a Maligna. Ndërkaq, në reagim nuk thuhet nëse në këtë spital ndodhej ilaçi "Dantrolen", të cilat u injektohen pacientëve për të shmangur vdekjen e tyre në këto raste. Po ashtu, mësohet se në spitalin shtetëror, ky lloj ilaçi ka munguar në rastin e Denisit, ndërsa në spitalet private ky medikament nuk duhet të mungojë, duke qenë se pagesat që bëjnë pacientët janë më të larta.

Duke i shprehur ngushëllim­e familjes së vajzës, spitali shkruan: "Më datë 15.05.2017, rreth orës 24: 00, pas një beteje të gjatë me një nga komplikaci­onet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në spitalin ' Continenta­l' pacientja Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se? bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi- reanimacio­nit të cilët punojnë në spitalin ' Continenta­l' si dhe të bashkëpunë­torëve të tyre, arritëm në përfun- dimin se komplikaci­oni që çoi në humbjen e jetës të pacientes sonë është hipertermi­a maligna". Hipertermi­a maligna përfaqëson një nga komplikaci­onet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti gjenetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminime­ve standarde apo të posaçme të kryera para operacioni­t. Hipertermi­a maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancav­e anestetike. "Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik, se protokolle­t e anestezisë të aplikuara në spitalin ' Continenta­l' në këtë rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE- së. Gjithashtu sigurojmë se niveli profesiona­l i anestezist­ëve të spitalit tonë është tejet i lartë, dhe veçanërish­t i mjekut që u përball me këtë komplikaci­on të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesiona­lizëm të lartë dhe devotshmër­i në një afat kohor prej disa orësh", shkruhet më tej në reagim. Kujtojmë këtu se nga i njëjti komplikaci­on vdiq përpara 5 vitesh Denis Almadhi, i cili në ndryshim nga Blerta Pepa që po kryente një operacion në gju, po e kryente atë në sy.

 ??  ?? Mjeku anestezist, Tefik Zhurda
Mjeku anestezist, Tefik Zhurda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania