Gazeta Shqiptare

Tritan Shehu: Nuk ishte faji i mjekut, mos hidhni baltë mbi të

-

Pas

ngjarjes së rëndë ku 16- vjeçarja ndërroi jetë në spitalin "Continenta­l", ka reaguar edhe Tritan Shehu. Kryetari i shoqatës së Anestezi- Reanimacio­nit ka shpjeguar komplikaci­onin e vajzës që humbi jetën në spitalin privat. "Po shkruaj këta rreshta si profesor i Anestezi- Reanimacio­nit e kryetar i asaj shoqate shqiptare, përpara se të dalin konkluzion­et zyrtare të ekspertizë­s për tragjedinë që ndodhi sot në një sallë operacioni të Tiranës. E bëj këtë i indinjuar nga të gjithë ata që pa u menduar po hedhin baltë mbi mjekun anestezist, i cili për hir të ndërgjegje­s së lartë të tij, po lufton këto orë me vdekjen", shkruan Shehu. Ai sqaron më tej se "fatkeqja sot, gjatë një interventi ortopedik pësoi një komplikaci­on anestetik të rëndë e me mortalitet shumë të lartë kudo në botë, hipertermi malinje. Ky ndërlikim është pothuaj i pamundur të para diagnostik­ohet e të parandaloh­et; ai vjen nga një çlirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancav­e të anestezisë. Le të presim përfundime­t e ekspertizë­s mediko- legale, për të bërë konkluzion­et përfundimt­are".

da, 53 vjeç, banues në kryeqytet. Ky i fundit, menjëherë pasi kishte mësuar se pacientja e tij kishte ndërruar jetë, në kushtet e depresioni­t kishte tentuar të vetëvritej, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Mjeku 53- vjeçar ka një karrierë të gjatë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkaq, kolegët e tij të cilët asistuan në operacioni­n e Blertës kanë pohuar se çdo gjë kishte shkuar në rregull, deri në momentin që minorenia kishte shfaqur probleme. Burime pranë policisë bënë me dije se njëri prej tyre lotonte në momentet që dëshmonte para hetuesve të çështjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania