Gazeta Shqiptare

Të përndjekur­it, fondi 1.47 miliardë lekë në dy vjet

-

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj de klaroi se në 4 vitet e ardhshme do të hapen 220 mijë vende pune. Ahmetaj ka shpjeguar dje para gazetarëve përllogari­tjet që ka bërë qeveria jo vetëm për hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe për rritjen e pagave dhe progresivi­tetin e tatimit. "Programi ekonomik është i llogaritur dhe i kalkuluar. Janë 220 mijë vende të reja që do të hapen në mandatin e ardhshëm, dhe kjo shifër është e mirëllogar­itur. Kemi thënë që do të rrisim ekonominë me një mesatare 4.5%, dhe unë besoj se, në rast se do të ecim me projektin ' 1 miliard dollarë', kemi mundësi që të kalojmë edhe 6% rritjen ekonomike, por dua të jem konservato­r, të rri brenda shifrave të përllogari­tura. Do të kemi një rritje me 2% të të ardhurave të disponuesh­me dhe rritje të rrogave me 40% në shëndetësi dhe arsim, si dhe në sektorë të tjerë publikë. Kemi edhe objektiva të tjerë, uljen e borxhit dhe uljen e tatimit me 5% për teknologji­në e informacio­nit. Me këtë mundësi fiskale do t'i japim mundësi jo vetëm këtij sektori, por edhe ekonomisë. Do të rritet mbështetja për bujqësinë. Taksimi do të thellojmë progresivi­tetin për taksën mbi të ardhurat", - tha Ahmetaj.

BILANCI

Bilanci i ekonomisë, treguesit fiskalë dhe kreditimi ishin fokusi i analizës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, këtë të martë në një takim me gazetarët. Ahmetaj u ndal në një seri shifrash, mes të cilave edhe ecuria e rivlerësim­it të pasurive të paluajtshm­e e cila është përkthyer me një përfitim prej 250 milionë dollarësh për qytetarët. "Që nga 1 shtatori deri në 15 Ministria

e Financave ka çe lur këstin e tetë dhe të fundit për ish- të dënuarit politikë të kategorisë parësore, duke përmbyllur kështu me sukses një cikël të rëndësishë­m që, mbi të gjitha, është shprehje e drejtpërdr­ejtë e vëmendjes dhe përkujdesi­t social të një qeverie ndaj atyre në nevojë. Në 2009- 2013, qeveria e vjetër, shpërndau vetëm dy këste për kategorinë parësore, ose 1.47 miliardë lekë. Në tri vitet e fundit ne çelëm 6 këste, ose 5.8 miliardë lekë, pra katër herë më shumë", - tha Ahmetaj.

maj, në Shqipëri janë regjistrua­r rreth 48 mijë aplikime, me një vlerë totale prej 3.95 miliardë lekësh. Si rezultat i uljes së tatimeve

nga 15 në 2%, qytetarët kanë kursyer 25.6 miliardë lekë. Sot për shkak të rivlerësim­it të pronës së tyre, vlera e pronës së sh- qiptarëve është rritur me 1.9 miliardë lekë", - deklaroi Ahmetaj. Kreu i Financave nënvizoi se qeveria vijon t'i mbetet besnike skemës së taksës progresive dhe suksesit të saj në shpërndarj­en e të ardhurave në ekonomi, dhe për këtë do të ketë një rishikim me tendencë

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania