Gazeta Shqiptare

Emigranti shqiptar zhduket në Angli, motrat: E kanë rrëmbyer

Familjarët e 42- vjeçarit në "News 24": Ambasada s'na e konfirmon vetëvrasje­n "Shoku i vëllait na tha se ka vrarë veten, s'e besojmë" Sekuestroh­en 113 kg kanabis në Gjirin e Lalëzit, gati për t'u trafikuar

-

Prej më shumë se një viti, një emigrant sh qiptar në Londër s'ka asnjë shenjë jete. Bëhet fjalë për 42- vjeçarin Bujar Zhupani, i cili humbi kontaktet me bashkëshor­ten, dy fëmijët e tij dhe prindërit më 14 shkurt të vitit 2016. Dy motrat e Bujarit dje u bënë pjesë e emisionit me "Zemër të Hapur" në "News 24" që të mësojnë të vërtetën, pasi nuk duan të besojnë lajmin e kobshëm që një miku i tij i dha familjes. Shqipja, motra e madhe e emigrantit Zhupani tregoi gjithçka di për të vëllain. Ajo tha se ishte data 17 shkurt e vitit që shkoi, kur miku i tij nga Elbasani u telefonoi për t'ju thënë se Bujari ishte vetëvarur në një park të Londrës për shkak të depresioni­t dhe se trupi i tij ndodhej në morg. "Lajmin e vetëvrasje­s e mora vesh një natë, kur isha tek prindërit, pasi unë jetoj në Durrës. Më telefon djali që kisha në Gjermani dhe tha që një shok i Bujarit nga Anglia i kishte shkruar në MSN se ( Bujari) kishte vrarë veten. Por, ai nuk e kishte parë trupin, askush nuk ësh- të lejuar që ta shohë. Ne s'kemi si e besojmë që është vetëvrarë pa e parë", - u shpreh Shqipja mes lotësh. Tri ditë para se të merrnin vesh këtë lajm, Shqipja tregoi se Bujari kishte komunikuar normalisht me nënën e fëmijëve të tij dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, madje e kishte uruar për Shën Valentin.

Shqipja ndër të tjera pohoi se nuk mundën të flisnin më as me personin që u dha lajmin e kobshëm. "Kaq ishte ajo telefonatë dhe më pas personi që na dha lajmin e zi e mbylli atë numër dhe nuk iu dha mundësi më shumë familjarëv­e për shpjegime", - tha motra e Bujar Zhupanit. Duke u ndalur tek ngjarja, Shqipja pohoi se numri i 42- vjeçarit ishte i padisponus­hëm. Ato të dyja nuk e besojnë kurrë që vëllai i tyre është vetëvrarë, por dyshojnë që mund të jetë rrëmbyer.

"Në vitin 1997 na është varur edhe një vëlla tjetër. Ishte i martuar dhe la dy vajza jetime. Bujari thoshte që ' s'do ta bëja kurrë një gjë të tillë'. Sa herë që flisnim, Bujari ishte kategorik për këtë lloj zgjidhje", - u shpreh motra ndër të tjera. "Në takimin e fundit, në festat e fundvitit 2016 ai nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe nuk kishte probleme. Erdhi këtu, por unë nuk e takova, pasi isha në Gjermani. Erdhi na e bëri surprizë', - tha Shqipja.

Bujari ka dy djem, më i vogli nuk pati mundësi ta njohë, pasi lindi disa muaj pas humbjes së tij. Ai kishte më shumë se 20 vite në shtetin anglez, ku ishte pajisur dhe me pasaportë angleze. Ai njihej me identiteti­n e tij të plotë dhe qëndrimin e rregullt në këtë shtet ia kishte siguruar ish- nusja e parë me shtetësi angleze, ishte një martesë vetëm dyvjeçare dhe më pas ata u divorcuan. Humbja e tij mbetet mister dhe në faktin që ambasada jonë në Londër pas shumë kërkesave të familjarëv­e, ende s'ka kthyer një përgjigje, qoftë edhe një konfirmim për vetëvrasje.

DURRËS - Dy ditë më parë, Roja Bregdetare e Durrësit dhe Policia Kufitare kanë gjetur dhe sekuestrua­r gjatë një kontrolli të rastësishë­m plot 113 kg kanabis në afërsi të Kepit të Rodonit në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se 22 pakot e lëndës narkotike kishin mbishkrime të ndryshme, që mund të jenë edhe kode të përdorura nga trafikantë­t, me qëllim që transportu­esit të mund të gjenin mallin. Grupi hetimor në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së drogës, identifiki­min e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

 ??  ?? Shqipja, motra e madhe e emigrantit Bujar Zhupani në emisionin me "Zemër të Hapur" në "News 24"
Shqipja, motra e madhe e emigrantit Bujar Zhupani në emisionin me "Zemër të Hapur" në "News 24"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania