Gazeta Shqiptare

Pikturat mbi thasë, karton e çarçafë se nuk i jepnin kanavacë

Qamil Grezda 100 vite nga lindja e piktorit, i biri vjen në një rrëfim

-

Piktori Qamil Grez da, apo siç e quajnë bukur disa miq të tij Baca Qumil, e cila ka një tingull të thellë krahinor verior, së bashku me grupin e nxënësve dhe pedagogëve të Shkollës së Vizatimit përbëjnë grupin e piktorëve që hodhën bazat e artit laik. Kjo shkollë dhe studentët e saj u shkëputën përfundimi­sht nga piktura e porositur e besimit kristian".

2017- ta shënon 100- vjetorin e lindjes së Qamil Grezdës. Një libër ku përfshihen ditarë, vepra e kujtime është dërguar në shtypshkro­një. I biri, Ermal Grezda kujton se i ati pati ardhur nga Gjakova në Shqipëri për shkak të represioni­t serb.

"Familja e tij, gjyshi erdhi me Isa Boletinin te Toptanët më 1920. Familja Grezda ishte një nga ato familje që e mbështeste financiari­sht lëvizjen shqiptare. Kanë qëndruar në shtëpinë e Toptanasve, që i ka pritur si patriotë duke qenë se Murat Toptani ka qenë një nga firmëtarët e Pavarësisë". Ermiri, kujton se Isa Boletini i dha babës një letër për në Shkodër në konviktin "Malet tona". Pasi mbaroi Shkollën e Mesme, u vendos më pas në Tiranë. "Atë kohë, Odise Paskali e Andurrahim Buza hapën Shkollën e Vizatimit. U njoh aty me Lasgushin, Paskalin, Buzën, Sterjo Spassen e Musta Krantjen, me të cilët u bë miq. Me Lasgushin, miqësia vazhdoi gjatë, pasi im atë shkonte në Pogradec e pikturonte në muajt e verës. Rrinin e bisedonin".

Pas kësaj, Qamil Grezda do të shkonte në Romë, në një ndër akademitë më të mira të pikturës atje. I biri, flet sot, për situatën e vështirë ekonomike të të atit student.

"Jemi në kohën e Duçes. Ishte me Hasan Reçin e Bukurosh Sejdinin. Jetonin në një dhomë, ndanin bukën bashkë. Kishin vetëm 150 gramë ushqim në ditë, duke qenë se ishte luftë e krizë. Kujtojmë se duhej të blinin edhe materialet me të cilat pikturonin. Nisën kështu të punonin duke bërë reklama për kinematë, zmadhonin fotografit­ë e aktorëve për posterat, bënin edhe kamerierin".

GJAKOVA, PENGU I MADH

Me gjithë kohët e kaluara në Shkodër, Tiranë, Romë e Firence, e mandej gjithë jetën në Tiranë, ku edhe u shua, pengu i madh i Qamil Grezdës do të mbetej Gjakova.

"Im atë për tërë jetën e pati brengë Gjakovën. Nuk arriti ta shihte kurrë së gjalli. As qytetin, as të motrën, që mbeti atje se ish e martuar". "Madje, as u përpoq të shkonte ndonjëherë, - përgjigjet i biri, - edhe pse kishte shumë dëshirë. Regjimi nuk e donte. Me ardhjen e kuadrove që patën studiuar në vendet e Bashkimit Sovjetik, babanë e mënjanuan më shumë. Babanë e ata që si ai, qenë shkolluar në shkollat borgjeze. U zëvendësua­n në kuadrot e ardhur nga Lindja".

"Grupi i parë i vizatimeve na informon për periudhën e shkollave të Romës dhe Firences, ndërsa grupi i dytë na jep pamjet e vizatimeve dhe pastelave të realizuara gjatë një periudhe të gjatë kohe e që përfshin të gjithë jetën e tij krijuese pas viteve akademike. Vizatimet akademike janë skica, portrete dhe nudo".

PIKTORI PA KANAVACË

Mënjanimi, shkonte deri te mungesa e mjeteve të punës. I mungonte kanavaca, i mungonin bojërat. Atëkohë, ishte një dyqan i vetëm në tërë Shqipërinë që i kishte. "Por duhej të ishe në listën e Ministrisë që t'i merrje ato. Duke mos qenë pjesë e listave të ministrisë, ai punonte me çfarë t'i dilte. Në kompensatë e karton", - thotë Ermir Grezda.

Nga 900 vepra që ka lënë në total Qamil Grezda, një numër i madh që i kalon të 40tat, janë të hedhura mbi copat e sajuara.

"Portrete, autoportre­te, Isa Boletini, Bajram Curri, portret vajze romane, janë hedhur mbi çfarë i ka dalë para", - thotë i biri. "Kanavaca nuk ekzistonte, babai përdorte bezet që nëna merrte nga dyqanet për çarçafë. Shoku i tij Foto Stamo nuk e përkrahte. U bë sekretar i Lidhjes, por nuk iu gjend." Nga albumi gati për botim shohim "Lëmi i parë i shtetit", 1957, nga bezja e Kombinatit Stalin. "Durrësi" i 1960- ës, vizituar në thes orizi a gruri. Po në thes, ka vizatuar motrën e tij të mbetur në Gjakovë, më 1945. Janë edhe një tufë prej 60 vizatimesh që ruhen nga koha e Romës e Firences, portrete shoqesh e mikeshash. "Në vitet 1950-' 60, babai ka qenë drejtor i Muzeut Historik, ku qëndroi 4 vjet, dhe 3 vjet piktor skenograf në Teatrin Kombëtar, ku punoi për ' Borgjezin fisnik'."

DITARI

Një ditar me shkrim dore është pjesë e botimit. Qamil Grezda ka mbajtur ditar nga viti 1940 deri më 1992. "Jeta dhe krijimtari­a e piktorit të traditës Qamil Grezda", titullohet botimi që del me rastin e 100- vjetorit.

"Rrëfej aty ndodhi të ndryshme", - thotë i biri, që kujtohet të vërejë se Qamil Grezda, disa prej copëzave të ditarit i ka lënë të incizuara. "Në kohën kur ishte drejtor i Muzeut të Luftës, realizoi 8- 9 vepra për luftën e ndërtimit të vendit. Në këtë periudhë, Nexhmedin Zajmi i thotë ' unë e di kush t'i ka prishur disa punime'. Dhe im atë e ka pasqyruar. Më ' 91 Zajmi erdhi në shtëpi dhe i tha babait ' Kam ardhur të të rrëfej një gjë që s'ma mban shpirti. Të kam prishur disa vepra'. Bëhej fjalë për 7 kompozime, që u prishën nga xhelozia mes artistëve", - thotë Ermir Grezda. Kujton se i ati, duke qenë drejtor muzeu, kishte fotografi bruto të luftës. Qamil Grezda kishte një studio pas Legatës Jugosllave ku dilte duke punuar, e ku ka realizuar disa vepra frymëzuar nga koha. "Njëherë deshën ta çonin në zona të thella Foto Stamo e Nexhmedin Zajmi. E përjetoi keq. Nëna ime e ka pasur babanë kryetar të Gjykatës të Lartë të Ataturkut. Ishte një grua zonjë. Ajo e qetësonte, ishte ilaçi i shpirtit të tij".

Grezda kujton edhe se, kur qe ciceron në GKA, i ati i thoshte vetëm "shuj, se jemi kos". Atëherë, ai nuk e kuptonte qartë. Shujdometh­ënë hesht. "Ishte natyrë e tërhequr dhe diskret. Nuk e kuptoja qartë. Vonë kuptova se donte të thoshte ' hesht, se jemi kosovarë'. Ai nuk shpjegonte. Nuk fliste për Kosovën. Vinin këta të Sigurimit në shtëpi. Isha 10- 12 vjeç. E pyesnin kë takoi e kush ishte e çfarë thanë".

Duke e ditur që ishte i padëshirua­r, e mbylli jetën i heshtur. "Edhe kur i shkruante Ibrahim Kodrës, e niste me ' Ibrahim', pa ' i dashur vëllai im', siç donte ai t'i shkruante. Më 1984, ai i çoi punët për të hapur ekspozitën. Kur panë që kishte imazhe të Isa Boletinit e Bajram Currit, i thanë ' o hiqi, o nuk hapet ekspozita'. Babai i shkroi Adil Çarçanit, derisa ai i dërgoi letër komisionit ku i kërkonte që artistit t'i plotësohej dëshira". Kjo sipas të birit, ishte e para dhe e fundit ekspozitë që iu hap.

Për të, është thënë se barti në kurrizin e tij jo vetëm moralin socialist në art, por edhe moralin e piktorit kosovar. Në këtë gjendje trysnie politike dhe moralesh të ngërthyera me njëra- tjetrën ai arriti me bindje apo me zemër t'i shmangej këtij pozicioni politikoar­tistik, duke krijuar një pozicion të vetin, modest dhe të lidhur ngushtësis­ht me gjininë e peizazhit. Për këtë arsye Qamil Grezda mund të quhet një nga peizazhist­ët me emër në artin shqiptar të shekullit XX dhe një piktor që i takon llojit të zhanrit në pikturë.

 ??  ??
 ??  ?? Vepra të piktorit Qamil Grezda
Vepra të piktorit Qamil Grezda
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania