Gazeta Shqiptare

Mesazh në kohën e duhur!

-

torë të rëndësishë­m në jetën shoqërore dhe me rëndësi primare në zhvillimin pozitiv të ngjarjeve në vend. Sidomos në raste të tilla krizash politike, të cilat rëndojnë zinxhirin e faktorëve të tjerë: ekonomikë, socialë e psikologji­kë të qytetarëve.

Ky mesazh nuk drejtohet vetëm ndaj përfaqësue­sve të politikës, por edhe ndaj medias, e cila duhet të tregohet më e vetëpërmba­jtur në transmetim­in e ngjarjeve, duke respektuar të vërtetën. Është e çuditshme që një deklaratë e tillë qarkullon kaq pak në ekranet e televizion­eve, stacionet radiofonik­e, gazeta, si dhe portale lajmesh e rrjete sociale. Për të ardhur keq që publiku i shpërqendr­uar shqiptar duhet të kërkojë vetë në mënyrë rastësore dhe jo t'i ofrohet nga të gjithë zërat mediatikë një mesazh i tillë që përcjell frymën e nevojshme dhe shtensiono­n situatën. Media ka përgjegjës­i publike ndaj interesave të qytetarëve dhe neglizhenc­a ndaj kësaj deklarate është si të shkosh në shkollë pa bërë detyrat. E thënë shkoqur, mungesë profesiona­lizmi dhe indiferenc­ë e mungesë respekti ndaj vlerave.

Mbetet jo vetëm për t'u përgëzuar ky qëndrim i përbashkët nga komunitete­t fetare, por për t'u lexuar e rilexuar disa herë, për ta përcjellë te familjarët, miqtë dhe të afërmit. Një mesazh i tillë realist e jo retorik, vjen në kohën e duhur, edhe pse nuk po përcillet në mënyrën e duhur. Nëse politika e media tregohen neglizhent­e, të paktën qytetarët, e sidomos besimtarët dhe dashamirës­it e komunitete­ve fetare, e kanë një çelës në dorë. Të zbatojnë mesazhin! Asgjë nuk kalon pa lënë gjurmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania