Gazeta Shqiptare

A i dha Trumpi informacio­ne sekrete Lavrovit?

-

Me dhënien e informacio­n eve, janë vendosur në rrezik burimet informativ­e që japin të dhëna për Shtetin Islamik ( IS), raporton gazeta "Washington Post", duke u bazuar në të dhëna të nëpunësve të qeverisë së tanishme dhe të asaj së kaluar. Presidenti Donald Trump u takua javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ambasadori­n rus Sergej Kislajk.

Në këtë takim presidenti ka treguar se si IS përdor laptopët në aeroplanë për sulme terroriste, njofton gazeta. Po ashtu edhe agjencia e lajmeve "REUTERS" raporton, që dy zyrtarë të qeverisë "Trump" kanë konfirmuar se presidenti ka ndarë informacio­ne për një sulm të përgatitur kundër IS.

Këto informata SHBA- të i kanë nga një vend partner i tyre, por nuk kanë qenë dakord për ndarjen e tyre me Rusinë, informon "Washington Post". Me këtë veprim Trump vendos në rrezik marrëdhëni­et me vendin aleat, që ka informacio­ne për strukturat e brendshme të IS. Po me këtë vep- rim Trump nuk ka shkelur ndonjë ligj. Nuk ka në SHBA një ligj që i ndalon presidenti­t dhënien e informacio­neve të tilla sekrete.

Këshilltar­i i sigurisë, Herbert Raymond McMaster, i cili ka qenë pjesë e takimit të mërkurën e kaluar, i hedh poshtë pjesërisht këto raportime. "Kjo nuk ka ndodhur", siguron McMaster, dhe thotë që "nuk janë ndarë metodat sekrete dhe burimet e informacio­neve në asnjë moment", dhe se presidenti nuk ka folur për asnjë operacion ushtarak, për të cilin nuk është i informuar edhe opinioni. Historia e publikuar në mbrëmje është e gabuar."

Këshilltar­i i sigurisë shton se "nuk ka gjë tjetër që presidenti e merr më seriozisht se ruajtja e sigurisë së popullit të Shteteve të Bashkuara". Por McMaster nuk e hedh poshtë shprehimis­ht se Trump ka ndarë informacio­ne sekrete. Ministri i Punëve të Jashtme të SHBA- ve, Rex Tillerson deklaroi gjithashtu se Trump nuk ka diskutuar asnjë "burim, metodë ose veprime ushtarake" gjatë takimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania