Gazeta Shqiptare

Pakti PS- PD, cilët janë emrat dhe postet që i jepen opozitës

Kryeminist­ri vjen me shpejtësi nga Elbasani për takimin me kryeopozit­arin Data e zgjedhjeve, aleatët dakord, PS pranon vetëm 1 javë

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama erdhi dje, me shpejtësi nga Elbasani në Tiranë për të marrë pjesë në tryezën e propozuar nga dy aleatët e PD- së, kreu i PR- së, Fatmir Mediu dhe ai i PAA- së, Agron Duka. Madje kjo ka qenë një ardhje surprizë e kreut të qeverisë, ndërsa në Elbasan, në një takim me gratë socialiste kishte deklaruar se i quante të mbyllura negociatat dhe nuk kishte çfarë të diskutonte më me opozitën. Por, sipas Ramës, i takonte kreut të PDsë të jepte një përgjigje për propozimet që kishte mbi tryezë. Burimet nga takimi i përbashkët i partive parlamenta­re thanë se aleatët e PS- së, kreu i LSI- së Petrit Vasili, ashtu edhe ai i PDIUsë Shpëtim Idrizi, ishin dakord që të pranohej paketa "McAllister", në të cilën përfshihej data e zgjedhjeve, 16 korrik. Por, kryeminist­ri Rama i ka qëndruar datës 18 qershor për orë të tëra, duke mos lëshuar në këtë pikë. Ndërkohë, në takimin e dytë kokë më kokë, mes tij dhe kreut të opozitës, takim që shkoi përtej mesnatës dhe që u kërkua nga vetë Rama, kreu i qeverisë mësohet se ka deklaruar se SHBA- të nuk janë konsultuar me të në paketën "McAllistër+". Nga e gjitha kjo, kanë derivuar arsyet se nuk mund të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve, për të cilën nuk e ka pranuar si datë, për negocim. Ai është shprehur i gatshëm që mund të diskutonte për datën e zgjedhjeve. Ndaj ky diskutim e ka shtyrë kryeminist­rin që t'i bëjë kërkesë zotit Basha për një takim kokë me kokë, lidhur me faktin se ne-

gociatat nuk duhen të bëhen publike. Në fund të takimit kokë më kokë, Rama deklaroi se ishte 100% me kreun e opozitës. Të njëjtat burime bënë të ditur se dy kryetarët mund të kenë biseduar edhe për emrat që do të vendosen

në pozicionet që do të drejtohen nga opozita deri në zgjedhjet e ardhshme, datën e të cilave pritet ta mësojmë sot. Rama pati propozuar pak kohë më parë zv. ministra në dikasteret që kanë ndikim te zgjedhjet, siç ësh- të Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë apo ajo e Arsimit. Por ende nuk dihet nëse ai ka pranuar që këto 3 pozicione t'ia japë PD- së në nivel ministrash.

DEKLARATAT

Para se të arrinin në takimin e darkës së djeshme, kryeminist­ri i kërkoi kundërshta­rit të tij të mos fliste në emër të SHBA- ve sepse ata flasin vetë. "Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë", - i tha Rama, Bashës. Ndërkohë, në një deklaratë të saj, Partia Socialiste e cilësoi angazhimin në këto përpjekje edhe të partnerëve strategjik­ë amerikanë, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjev­e të miqve e partnerëve europianë të Shqipërisë, si mundësia e fundit për Partinë Demokratik­e për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t'u kthyer në rrugën e garës demokratik­e. Nga Elbasani dje, Rama la të kuptohet se mundësitë për PD- në kishin marrë fund. Ai i la afat deri në mesnatë, por takimi mes tij dhe Bashës zgjati 1 orë pas mesnate. Në Elbasan Rama deklaroi se "nesër ( sot) Partia Socialiste do fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit". "Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri, ndonjë kryeminist­ër t'i lutet opozitës, t'i lutet kryetarit të partisë së madhe të opozitës ' hajde takohemi', t'i lutet aq shumë sa as Romeo, Zhuljetës nuk i lutet në dramën e Shekspirit, dhe të mos ia dalë e të marrë vazhdimish­t përgjigjen ' takohem me ty, kur ti të sjellësh dorëheqjen'. Domethënë, më sill dorëheqjen, të dalësh në fotografi me mua, i thonë kësaj. Se për çfarë do takohemi, nëse unë të sjell dorëheqjen!" - u shpreh Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit të mbrëmshëm
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit të mbrëmshëm
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha pas takimit të mbrëmshëm
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha pas takimit të mbrëmshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania