Gazeta Shqiptare

Rama- Basha tri orë kokë më kokë, arrihet marrëveshj­a

Tri kamera që i regjistroj­në, Rama e Basha detyrohen të ndërrojnë sallën pas një ore Shtrëngojn­ë duart si dy miq: Jemi 100% dakord

- Valentina Madani

Edi Rama dhe Lulzim Basha, tri orë me radhë, me kafen dhe ujin përpara, diskutuan pa debate dhe me tone të qeta deri në orët e para të mëngjesit të sotëm rrugët e zgjidhjes së krizës politike. Pas orëve të gjata, ata mundën të arrijnë marrëveshj­en e shumëpritu­r, teksa u shfaqën të qeshur në publik, duke pohuan se janë dakord 100 për qind. Ata shtrënguan duart si dy miq. Lulzim Basha pas përfundimi­t të takimit deklaroi se është arritur marrëveshj­a, e cila bazohet te paketa e SHBA- ve dhe BE- së. "Kemi një marrëveshj­e të bazuar te paketa ' McAllister+'. Marrëveshj­a do të detajohet në 24 orët e ardhshme, e pastaj do kemi një deklaratë të plotë për detajet". Ndërkohë që Edi Rama deklaroi: "Jam dakord 100% me kryetarin e PD- së". Më herët, dy kundërshta­rët politikë u "përplasën" në hyrje të kryesisë së Kuvendit. Një episod interesant u pa ende pa filluar tryeza politike, pikërisht në kohën kur kryetari i opozitës po jepte një deklaratë për mediat para portës së kryesisë së Kuvendit. Pak pasi Basha nisi të fliste, në anën e tij të majtë u shfaq kryeminist­ri Rama, bashkë me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë Agaçi, duke ardhur në këmbë nga selia e qeverisë. Pasi ndenji disa sekonda pak metra larg Bashës duke vështruar nga ai, Rama është afruar te supi i shefit të opozitës dhe i ka thënë me zë të ulët ' erdha unë, eja tani'. ' Shko, shko, se aty kemi punë', i është përgjigjur Basha, pa e ndërprerë komunikimi­n me gazetarët. Prononcimi i Bashës lidhej me një intervistë të tij për gazetën austriake "Der Standard", e cila

shkaktoi zhurmë të madhe për shkak të një deklarate për të inkriminua­rit nga komuniteti katolik të futur në listat e Partisë Socialiste nga Rama. Kreu i PD- së Basha deklaroi se e vlerëson komuniteti­n katolik dhe se zhurma për deklaratën e tij e ka burimin te mjetet e propagandë­s së pushtetit. Më pas, palët hynë në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Pas rreth 120 minutash takim me kryetarët e partive par- lamentare, Edi Rama i kërkoi Lulzim Bashës që të vijonin një takim kokë më kokë mes tyre. Kjo detyroi tetë kryetarë të tjerë të grupeve parlamenta­re që të lënë sallën "Pjetër Arbnori" ku po zhvillohej takimi, për të lënë vetëm për vetëm Ramën dhe Bashën. Kjo sallë që përdoret për mbledhjet e Konferencë­s së Kryetarëve dhe Komisionit të Ekonomisë, është e pajisur me tri kamera të vendosura në mur, të cilat bëjnë regjistrim­in e mbledhjeve. Dyshimet që takimi i tyre kokë më kokë mund të regjistroh­ej, ka bërë që ata pas rreth 60 minutash, të largohen nga kjo sallë, për t'u spostuar në sallën e madhe, ku dikur zhvillonte mbledhjet Grupi Parlamenta­r i PD- së. Ky takim erdhi pasi aleatët e PD- së, kreu i PR- së Fatmir Mediu dhe kreu i PAA- së Agron Duka iniciuan tryezën e mbrëmshme pozitë- opozitë për arritjen e një marrëveshj­eje. Burime brenda takimit, bëjnë me dije se kryeminist­ri Rama nuk tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor. Të njëjtat burime shprehen se, me shumë vështirësi, Rama mund të shkojë deri në 2 korrik, por jo më tej. Të njëjtin qëndrim kreu i qeverisë mbajti edhe me disa pika të rëndësishm­e të paketës "McAllister plus". Rama nuk pranon futjen në qeveri të 4 ministrave të propozuar nga opozita, duke lëshuar vetëm 2 ministra pa portofol. Një tjetër detaj jo pak i rëndësishë­m që mësohet nga kjo tryezë është se Rama është lënë vetëm edhe nga aleatët e tij në qeveri, LSI dhe PDIU. Përfaqësue­sit e këtyre dy partive, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, janë shprehur se mbështesin pa asnjë rezervë paketën "McAllister plus". Dy personat kyç që ndërmjetës­uan tryezën e dialogut mes partive parlamenta­re, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, thanë pas takimit se palët janë afruar në qëndrimet e tyre, por se diskutimi kryesor mbetet te data e zgjedhjeve. "Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe pozicione të ndryshme. Opozita në mënyrë të qartë ka theksuar se ka miratuar pa asnjë kusht paketën nga Yee dhe ambasadori Lu. Kjo paketë është ' McAllister' dhe propozimet e tjera të integruara. Po ashtu kemi theksuar se nuk kemi debat për asnjë çështje. Kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, me përjashtim të zotit Rama, për ta parë si një paketë funksional­e. Opozita është e gatshme ta implemento­jë këtë paketë nga pika e parë tek e fundit. Që nesër të mblidhet parlamenti, të bëhen ndryshimet ligjore të domosdoshm­e për ta bërë të implementu­eshme këtë paketë. Ky është qëndrimi i opozitës në mënyrë që t'u japim mundësi shqiptarëv­e që të shkojnë në një proces zgjedhor që nuk komandohet nga politika, por nga vota e tyre. Nuk ka asnjë qëndrim dhe as një qëllim tjetër", - tha z. Mediu.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha para takimit të djeshëm
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha para takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania