Gazeta Shqiptare

"McAllister+", pikat e propozuara për arritjen e dialogut PS- PD

Çfarë ndodhi me negociatat, zbardhen 24 orët e fundit dhe si pranoi opozita Çfarë u ofroi zyrtari i DASH, Bashës dhe Ramës

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e zbardhi dje, paketën e plotë "McAllister +" me 20 pika, paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017, për të cilën PD- ja ka dhënë dakordësin­ë e plotë. Koalicioni opozitar, përmes një deklarate për median njoftoi se kryeminist­ri Edi Rama është ai që ka rrëzuar propozimin e integruar të "McAllister Plus" dhe nuk e pranon, dhe jo opozita. Dokumenti që zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee u la kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës Basha në tryezën e negocimit, është një propozim i integruar mes paketës "McAllister" dhe asaj 7- pikëshe që kreu i qeverisë i ofroi Lulzim Bashës në takimin e 3 majit në presidencë. E vetmja pikë e ezauruar tashmë në dokument është ajo e kreut të shtetit, pas ngjitjes së Ilir Metës në karrigen e presidenti­t. Propozimi i zyrtarit të lartë të DASH- it i ofron opozitës postin e një zv/ kryeminist­ri, me kushtin që të jetë person jopolitik. Caktimi konsensual i katër ministrave ( ekspertë teknikë me qëllim parandalim­in e keqpërdori­mit të administra­tës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor). Në dokumentin 20pikësh opozitës i jepet gjithashtu edhe një ministri e re speciale, që do të merret ekskluzivi­sht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët të mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik. Lulzim Bashës i jepej njëherazi edhe posti i Avokatit të Popullit, dhe ai i kreut të KQZ- së, por jo shumica në këtë institucio­n. Data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet përtej 16 korrikut. Ky propozim i bërë nga McAllister në 25 korrik u rikthye edhe në dokumentin e integruar të 16 majit nga Hoyt Brian Yee. Sakaq, opozitës i kërkohej kthimi në parlament, për formimin e komisionev­e të vetingut. Dokumenti 20- pikësh parashikon edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, të cilat do të garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe

të ndershme, si dhe ndryshime më të ashpra në Kodin Penal për blerjen e votës, fotografim­in e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet. Nga ana e tyre, ndërkombët­arët ofronin mbështetje për forcimin e monitorimi­t të regjistrit të zgjedhësve. Pjesë e garancisë për zgjedhjet në paketën "McAllister Plus" është edhe caktimi i përkohshëm i personave të cilët nuk përfaqësoj­në parti politike, si zyrtarë

të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë, dhe monitorim i fortë ndërkombët­ar për të parandalua­r abuzimet e mundshme të administra­tës publike. Gjithashtu kërkohet edhe një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithsh­ëm dhe 12 Zëvendës Drejtorë Rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP. Komuniteti ndërkombët­ar angazho- Dokumenti që zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee u la kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës Basha në tryezën e negocimit, është një propozim i integruar mes paketës "McAllister" dhe asaj 7- pikëshe që kreu i qeverisë i ofroi Lulzim Bashës në takimin e 3 majit në presidencë.

het të monitorojë çrrënjosje­n e kanabisit, ndërsa opozitës i ofrohej si garanci pjesëmarrj­a në Task- Forcën Kombëtare të Luftës Kundër Drogës. Pjesë e rëndësishm­e e propozimit të integruar është edhe largimi e parandalim­i i kriminelëv­e nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike, ku partive politike u kërkohet angazhimi për largimin e kandidatëv­e në lista dhe nga koalicioni të personave me rekorde kriminale.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania