Gazeta Shqiptare

Kodheli: Basha, për tre poste, realizoi tre krime

PS çel sot pasdite fushatën në Tiranë, te Piramida, shumë pranë çadrës së PD Çuçi: Çadristët duan të imponojnë pseudokriz­ë për bllokimin e "drejtësisë"

- Darina Tanushi

Partia Socialiste vijon fushatën e saj elekto rale në qytete e fshatra të ndryshme të vendit. Ndërsa sot pritet që shumë pranë çadrës së ngritur nga PD- ja në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", te Piramida, PS- ja e Tiranës të çelë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithsh­me. Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 18 qershorit, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga kandidati për deputet, Safet Gjici, u takua dje me banorët e fshatrave Bardhoc dhe Shtiqën në Kukës. Gjatë takimit me banorët e fshatit Bardhoc, znj. Kodheli vuri në dukje se kjo zonë është lënë pas dore për vite me radhë. "Shumëkush ka pretenduar se, duke qenë nga këto treva, ishte pranë tyre, ishte për zhvillimin e tyre, mbështetje­n e tyre, në një kohë që mbështetja ishte thjesht klanore, abuzive, ishte thjesht e pameritë dhe nuk ishte mbështetja që i gjithë qarku dhe i gjithë populli kishte nevojë", - tha Kodheli. Për sa i përket ndërtimit të Rrugës së Kombit, Kodheli theksoi se për ta ndërtuar këtë rrugë, u mor një kredi me interesa nga më të lartat. Duke u ndalur te bojkoti i zgjedhjeve nga PD- ja, Kodheli renditi disa nga arsyet se përse kreu aktual i opozitës nuk duhet Qeveria

vendosi dje, ru ajtjen e disa personalit­eteve drejtuese të vendit nga Garda e Republikës edhe për dy vite pas lirimit nga detyra. Në një ndryshim që i bëri vendimit të 5 shtatorit të 2007ës, firmosur nga ishkryemin­istri Berisha, qeveria ' Rama' përcakton: "2. Personalit­etet e përcaktuar­a në pikën 1, të këtij vendimi, ruhen dhe mbrohen me oficer e nënoficer shoqërues edhe 2 ( dy) vjet pas lirimit nga funksioni. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi". Në vendimin e vjetër të 2007- ës, "Garda e Republikës së Shqipërisë do të ruajë dhe mbrojë edhe këto personalit­ete të larta shtetërore të vendit: a) Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe Ministrin e Brendshëm, me eskortë; b) Zëv- Nga Berati, deputeti i PS- së Blendi Klosi u shpreh dje se, "ne nuk presim vendimmarr­jen e lidershipi­t të mbyllur në çadrën prej plastmasi. Ne e dimë që ata në atë çadër janë mbyllur prej vetingut. Por le të shkojmë shtëpi më shtëpi, për të folur me qytetarët, sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë".

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kandidati për deputet, Safet Gjici
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kandidati për deputet, Safet Gjici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania