Gazeta Shqiptare

Presidenti

-

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda uroi dje presidenti­n Ilir Meta me rastin e zgjedhjes. "Unë besoj se marrëdhëni­et diplomatik­e, 80- vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpuni­mi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më tej", - deklaroi presidenti polak.

të qeverisë vendin. "Unë nuk besoj se shpresën e jep ky djali i ri që xhiron bosh aty te plastmasi, kur me vota të vjedhura ka qeverisur Tiranën, absolutish­t këtë e di si buka që ha përditë. Një herë ka pasur gisht në Rrugën e Kombit dhe i ka mbi kurriz nja 250 milionë euro, dhe unë që kam qenë bankiere dikur, mendohem mirë kur e them këtë shifër. Ka qenë 5 ditë ministër i Jashtëm dhe ua fali çerekun e detit komshinjve; ka qenë 10 ditë ministër i Brendshëm

dhe i ka vrarë katër burra me duar në xhepa në shesh. Zoti e ndihmoftë këtë djalin deri në fund të karrierës së vet politike, por ky nuk e meriton ta drejtojë Shqipërinë as sot, as nesër", - tha Kodheli. Ndërsa kandidati për deputet në këtë qark, z. Safet Gjici u shpreh: "Kësaj radhe kërkojmë vota në shumicë që t'i përkthejmë në investime në shumicë, të sistemojmë rrugët, kanalizime­t, të bëjmë shkolla të reja". Ndërkohë, drejtuesi politik i PS- së në qarkun Gjirokastë­r,

Bledi Çuçi prezantoi ekipin me të cilin socialistë­t do të kërkojnë votën e qytetarëve në 18 qershor. Çuçi theksoi se në 18 qershor, shqiptarët duhet të zgjedhin mes partisë që garantoi se mund të bëjë shtet dhe që mund ta bëjë vendin pjesë të BE- së, ose një partie e cila synon pengimin e procesit integrues të Shqipërisë. Duke iu referuar qëndrimit të opozitës, ai tha se protesta ka qëllim të vetëm bllokimin e zbatimit të reformës në drejtësi. "Nuk kemi thjesht një kundërshta­r, kemi një grupim të së keqes e cila do ta mbajë peng Shqipërinë në të kaluarën e saj. E gjithë pseudokriz­a që duan të imponojnë çadristët dhe ata që marrin oksigjen në çadër, ka vetëm një qëllim; qëllimi i vetëm është të frenojnë reformën në drejtësi", - tha Çuçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania