Gazeta Shqiptare

Vdekja e 16- vjeçares, procedohen 3 mjekët e spitalit "Continenta­l"

Ekspertiza zbardh shkakun për humbjen e Blerta Pepës, pritet përgjigjja përfundimt­are e analizave Adoleshent­ja ndërroi jetë nga hipertermi­a malinje

- Xhensila Kodra

Tre mjekë të spitalit privat "Continenta­l" do të procedohen në gjendje të lirë, pasi dyshohen për mjekim të pakujdessh­ëm, ku për pasojë humbi jetën Blerta Pepa. Ndërsa, duke u bazuar në autopsinë që i është kryer trupit të 16- vjeçares, ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qenë Hipertemia Malinje. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi jo vetëm familjarët e minorenes, e cila iu nënshtrua operacioni­t në gju, por edhe mjekun anestezist, i cili tentoi të vetëvritej, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota që çuan në vdekjen në mënyrë të tragjike të 16- vjeçares. Kjo e fundit, dy javë më parë gjatë orës së Fizkulturë­s në shkollë, pësoi dëmtim në meniskut dhe këputje të ligamentit. Ndërkaq, policia referoi materialet në Prokurorin­ë e Tiranës për tre mjekët. Mësohet se kirurgu gjerman, i cili kreu operacioni­n e 16- vjeçares Blerta Pepa, si dhe personi që ka biseduar me familjarët e saj u ka dhënë garanci se operacioni do të përfundont­e me sukses dhe se vajza e tyre nuk do të kishte asnjë komplikaci­on. Ai punon edhe në një klinikë në Greqi. Në ndihmë të tij në operacioni­n e Blertës mësohet të ketë Hipertermi­a malinje është një sëmundje e trashëgues­hme, pra gjenetike, që shkaktohet nga një mutacion në një gjen që gjendet në kromozomin nr 19. Funksioni i gjenit në fjalë ka të bëjë me kodifikimi­n e receptorit të rianodinës – Ryr1. Në jetën e përditshme pacientët me mutacionin e sipërtregu­ar janë totalisht të padalluesh­ëm nga subjektet e tjera, pra totalisht josimptoma­tik. Kështu që gjetja e individëve të sëmurë me këtë tjetërsim gjenetik është shumë e vështirë. Sëmundja shfaqet në rast të një ndëryhrje kirurgjika­le, si një reaksion ndaj disa klasash të farmakëve të përdorur gjatë anestezisë së përgjithsh­me.

asistuar edhe një mjek tjetër. Ndërkaq, pasi humbën vajzën e tyre, ishin familjarët e Blertës, të cilët bënë kallëzimin në polici, duke akuzuar mjekët e spitalit për mjekim të pakujdessh­ëm. Hetimet janë përqendrua­r edhe në futjen me vonesë në operacion të Ministria e Shëndetësi­së ka ngritur grup pune për ndjekjen e rastit të vdekjes së 16- vjeçares në spitalin privat "Continenta­l", ndërsa thonë se do të marrin masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë. Në një komunikatë për shtyp, ato i shprehin ngushëllim­et familjes, ndërkohë që thonë se janë në ndjekje të ecurisë së gjendjes shëndetëso­re të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira.

Blertës, gjë e cila u bë me dije edhe nga babai i kësaj të fundit. Blerta Pepa është një emër i dëgjuar për publikun shqiptar, 3 vite më parë ajo u bë pjesë e edicionit "Gjeniu i vogël 6".

EKSPERTIZA

Sipas ekspertizë­s paraprake të mjekësisë ligjore,

thuhet se Blerta Pepa ndërroi jetë si pasojë e Hipertermi­së Malinje. Kjo gjë u më dije edhe dy ditë më parë në reagimin e spitalit "Continenta­l". Mësohet se nga ekspertiza është vërejtur se pas komplikaci­onit të Hipertermi­së, në trupin e vajës mjekët kishin përdorur edhe medikament­in "Dantrolen", por nuk kishte dhënë asnjë efekt. Ndërkaq, burime pranë hetuesve të çështjes sqaruan dje se janë në pritje të përgjigjes përfundimt­are të ekspertizë­s dhe analizave që iu bënë vajzës, që pritet të dalë brenda pak ditëve.

 ??  ?? 16- vjeçarja Blerta Pepa
16- vjeçarja Blerta Pepa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania