Gazeta Shqiptare

IKMT shemb 10 dyqane, pronarët: Do të vdesim për bukën e gojës

Aksioni pas kërkesës së Ujësjellës­it, objektet pengonin funksionim­in e kolektorit "S'na njoftuan, paguam nga 6 mln lekë për legalizimi­n"

-

"Askush nuk na ka njoftuar se do ketë prishje të ndërtimeve. Kam lënë fëmijën e vogël 1 vjeç te komshinjtë dhe kam ardhur me shpejtësi te dyqani, pasi tani më lajmëruan për aksionin e IKMT- së. Është shumë gabim që po veprohet në këtë mënyrë, pasi duhej të ishim njoftuar më përpara. Paratë për të nisur procedurat për legalizim prej rreth 6 milionë lekësh të vjetër, babai im i ka marrë borxh dhe tani unë s'kam me çfarë t'i paguaj sepse babai më ka vdekur. Me këtë dyqan kam jetuar dhe kemi ngrënë bukë. Dyqani im ka qenë në proces legalizimi vitet e fundit dhe kemi pritur që të legalizohe­t e jo të vijë IKMT- ja dhe ta prishë. Nuk mund të bëhet kështu! Mirë që e prishin, po kush mendon për fëmijën tim që kam për të rritur?! Unë jetoj në Zogaj, atje në periferi, dhe nuk kam asnjë lloj pune tjetër. Kemi shumë probleme dhe shteti duhet të na vijë në ndihmë e jo të na dëmtojë më shumë", - tha Valbona Turishta. Ndërsa, Dukate Boka pohoi se "nëse shteti ka pasur ndër mend që të prishë dyqanet dhe meqë kërkesa qenka bërë prej 3 vitesh nga Ujësjellës­i, atëherë nuk duhej që të na merrte paratë për procesin e legalizimi­t. Kam 15 vjet që punoj këtu dhe nuk kemi pasur asnjë lloj njoftimi se do ketë prishje të këtyre ndërtesave nga IKMT- ja. Nuk kemi kohë as të nxjerrim mallin jashtë apo të marrim ndonjë gjë të vlefshme nga dyqanet. Nëse do na njoftonim, do i prishnim vetë dyqanet. Është absurde dhe e turpshme kjo që po ndodh, pasi kemi paguar nga 5- 6 milionë lekë të vjetra tek ALUIZNI për procesin e legalizime­ve të dyqaneve. Ne kemi mbajtur frymën gjallë me këto dyqane, ndërsa tani nuk dimë se si do të mbijetojmë, do vdesim për bukën e gojës". Një prej problemeve kryesore të hasura pas vitit 2010, kur Shkodra u përfshi nga përmbytjet masive, janë ndërtimet e panumërta mbi kolektorë. Në vazhdimësi, priten të tjera prishje objektesh që pengojnë kolektorët apo ngushtojnë liqenet dhe lumenjtë.

 ??  ?? Prishja e ndërtimeve pa leje
Prishja e ndërtimeve pa leje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania