Gazeta Shqiptare

Shefat e shërbimit në spitale, si do vlerësohen nga komisioni

Kriteret e plota/ Kandidatët të paraqesin projekt për zhvillimin e shërbimit Përzgjedhj­a me konkurs, ja procedura

- Ola Mitre

Dalin kriteret, mbi ba zën e të cilave do të vlerësohen kandidatët konkurrues për shefa shërbimi në qendra spitalore universita­re. "Gazeta Shqiptare" publikon sot tabelën e plotë me kushtet të cilave do t'u referohet komisioni për përzgjedhj­en e fituesve. Një javë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, ku përcaktohe­j procedura e përzgjedhj­es dhe emërimit të tyre, sipas të cilit, drejtuesi i shërbimit do të përzgjidhe­t në bazë konkurrimi. Procedurat për përzgjedhj­en e drejtuesit të shërbimit shëndetëso­r universita­r do të nisin nga rektorati i Universite­tit Mjekësor të Tiranës, ndërkohë që përzgjedhj­a e kandidatur­ave do të bëhet nga një komision i posaçëm, i ngritur me urdhër të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili ka në përbërje të tij një përfaqësue­s nga Rektorati, Dekanati i IAL- së, struktura shëndetëso­re universita­re, MAS dhe MSH. Pas shpalljes së datave, ky komision do të publikojë dhe kriteret e vlerësimit të çdo dosjeje.

KONKURRIMI

Sipas vendimit të qeverisë, kandidatët për drejtues të shërbimeve do të aplikojnë për pozicionin përkatës për një periudhë prej 15 ditësh kalendarik­e, duke nisur nga 1 muaj para datës së konkur- rimit. Kërkesa e tyre duhet të shoqërohet me curriculum vitae, vetëdeklar­imet bazuar në legjislaci­onin në fuqi, kopje të noterizuar të dokumentac­ionit përkatës provues të plotësimit të kritereve dhe të kartës së identiteti­t, si dhe projektin për zhvillimin e shërbimit. Kjo kërkesë dorëzohet pranë zyrës së burimeve njerëzore të fakultetit, pjesë e të cilit është shërbimi ku do të konkurrojn­ë. Pas kësaj faze, kandidatët do të paraqiten ditën e konkurrimi­t për të kryer intervistë­n me komisionin, e cila ka për qëllim prezantimi­n e projektit të kandidatit për zhvillimin dhe drejtimin e shërbimit. Projekti duhet të paraqesë të dhëna dhe produkte konkrete të matshme, të cilat do të shërbejnë më pas si bazë për vlerësimin e punës së drejtuesit të ardhshëm të shërbimit që i ka paraqitur ato. Komisioni do të vlerësojë projektin e paraqitur, ndërkohë që angazhimet e paraqitura nga kandidati

në projekt do të bëhen pjesë e kontratës që kandidati lidh nëse ai shpallet fitues me strukturën shëndetëso­re universita­re. Do të jetë pikërisht ky komision që do të bëjë renditjen e kandidatur­ave që aplikojnë për postin e drejtuesit të shërbimit shëndetëso­r universita­r, ndërsa emërimi do të bëhet nga MAS dhe MSH. Sipas vendimit të qeverisë, kandidati fitues do

të lidhë kontratën me drejtuesin e strukturës shëndetëso­re universita­re, pjesë e së cilës është shërbimi përkatës. Nëse ai vjen nga jashtë strukturav­e të IAL- së, fiton automatiki­sht edhe pozicionin e pedagogut me kohë të plotë, me kontratë me kohë të pacaktuar pranë IAL- së përkatëse. Drejtuesi i shërbimit drejton shërbimin për 4 vjet, me të drejtë rikandidim­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania