Gazeta Shqiptare

Malaj: Nëse kriza politike vazhdon, do ketë pasoja në ekonomi

"Votuesit nuk kanë besim te politika"

-

KRIZA

"Besoj se, pavarësish­t nga koha aktuale, por edhe nga partnerët strategjik­ë, do ketë një zgjidhje. Koha e mbetur duhet të shfrytëzoh­et në maksimum. Sa më shumë kontakte, aq më shumë zgjidhje ka. Politika është akt i kompromisi­t dhe duhet t'i parandaloj­ë krizat politike dhe jo t'i ushqejë", - tha Malaj.

njerëzit e kualifikua­r", - tha Malaj. Ndër të tjera Arben Malaj tha se në situata krize politike, politikanë ndihen më të përkëdhelu­r. Ai tha se kriza politike ndikon edhe te qytetarët e thjeshtë. "Ne du-

het të shpresojmë që të gjendet një zgjidhje. Në situata krize politikanë­t ndihen më të përkëdhelu­r se kur situata është normale. Ekziston një lidhje e fortë mes ekonomisë dhe politikës. Unë besoj se kriza në kohë moderne nuk mund të jetë një sukses. Nëse kriza vazhdon, sistemi financiar bëhet më shumë i tkurrur. Probleme ka edhe te bizneset e reja. Ka ndikime indirekte për qytetarët edhe në shërbime, pra në shëndetësi, arsim etj.", - tha Malaj. Malaj u shpreh se votuesit nuk kanë besim te politika, ndërsa politikat populiste shkatërroj­në ekonominë. "Votuesit nuk kanë besim te politika, pasi elita nuk është në shërbim të ndaljes së varfërisë. Politikat populiste shkatërroj­në ekonominë dhe kriza bëhet më e thellë. Me rëndësi është që studiuesit dhe politikëbë­rësit të bashkëpuno­jnë. Arritja e një marrëveshj­eje, nuk ka të bëjë kush humbet dhe kush fiton, pasi marrëveshj­a ndihmon Shqipërinë të dalë nga kriza. Marrëdhëni­et e qeverisë me bizneset janë përmes asosacione­ve, por ne këtë kulturë nuk e kemi. Pra qeveria jep drafte dhe merr propozime, ndërsa nga ana tjetër biznesi përdoret pak për ekspertiza të thelluara", - tha Arben Malaj.

 ??  ?? Rektori i universite­tit "Luarasi", Arben Malaj
Rektori i universite­tit "Luarasi", Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania