Gazeta Shqiptare

Qato: 520 pronarët që duhet të plotësojnë dokumentet për të marrë paratë

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, dokumentet që duhen dorëzuar në ATP Aplikuesit duhet të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën 2.000 lekë

- 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se çeli dje procedurat për kompensimi­n e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Pronarët që përfitojnë kompensimi­n duhet të aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave duke plotësuar formularin- tip dhe dorëzuar gjashtë dokumente. Kostoja e aplikimit është 2 mijë lekë, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesës është 90 ditë. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga pranimi i kërkesës verifikon dokumentet, ndërsa Drejtoresh­a e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, brenda 30 ditëve nga verifikimi firmos pagesat. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilave nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

APLIKIMI

"ATP- ja fton të gjitha subjektet e interesuar­a, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr. 395, datë 03.05.2017, "Për kalimin e së drejtës së pronësisë për parcelat e objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre" të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI- t", - thuhet në njoftimin e firmosur nga drejtoresh­a e ATP- së, Sonila Qato. Referuar këtij vendimi, lista e pronarëve që duhet të plotësojnë dokumentet ka 520 përfitues dhe publikohet e plotë nga "Gazeta Shqiptare". "ATP- ja ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin

dhe regjistrim­in e kërkesave të subjekteve të interesuar­a. Të gjitha subjektet e interesuar­a mund të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, me adresë: rruga ' Muhamet Gjollesha', Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinieri­së së Ndërtimit, çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 09: 00 - 12: 00", - thuhet në

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpër- blimin e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës, kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i Përgjithsh­ëm i ATP- së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes.

Kërkesa- tip që vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë ATP- së, e plotësuar sipas rubrikave;

Dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial, të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi ( në rast se subjekti përfitues ka vdekur);

Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2.000 ( dy mijë) lekë, pavarësish­t se i përket së njëjtës pasuri të paluajtshm­e;

Vërtetimi origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN- in përkatës; Fotokopja e dokumentit të identifiki­mit; Certifikat­a familjare e kërkuesit/ aplikuesit; Mandatpage­sa për shumën 2.000 ( dy mijë) lekë për çdo aplikim të veçantë.

 ??  ?? Formulari tip që duhet plotësuar
Formulari tip që duhet plotësuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania