Gazeta Shqiptare

Ivanov mandaton Zaevin, nis formimi i qeverisë

Shqiptarët marrin pesë ministri dhe dy zv/ kryeminist­ra deri tani Zaev: I dhashë garancitë që më kërkoi

- Gerilina Kodheli

Krizës politike në Maqedoni po i vjen fundi! Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov është dorëzuar dhe vendosi t'i japë mandatin kreut të LSDM- së, Zoran Zaev. Pas zhytjes së vendit në një krizë të thellë politike dhe ecejakeve të politikanë­ve europianë e amerikanë në Shkup, kreu i shtetit maqedonas u bind t'i dorëzonte udhëheqësi­t të opozitës, mandatin e formimit të qeverisë. Ivanov deklaroi se pengesat për dhënien e këtij mandati tashmë ishin larguar dhe pret nga njeriu që do të krijojë ekzekutivi­n, përmbushje­n e detyrimeve kushtetues­e. "Pengesat për dorëzimin e mandatit qeverisës tashmë janë mënjanuar. Sot po përmbushim nenin 84 alineja 1, nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, i cili parashikon dhënien e mandatit për krijimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM- ja, e cila ka shumicën në Kuvendin e Maqedonisë, ka propozuar si kandidat zotin Zoran Zaev", - tha Ivanov. Kështu, merr fund saga disamujore e krijimit të ekzekutivi­t në Maqedoni, e bashkë me të edhe kriza institucio­nale e thelluar së fundi pas përfundimi­t të mandatit të kryebashki­akëve. Zaev e pranoi mandatin, ndërsa garancitë e dorëzuara me shkrim presidenti­t i bëri publike edhe për opinionin. "Edhe njëherë dua të theksoj përpara të gjithëve se pengesat për dhënien e mandatit tashmë janë kapërcyer. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e kishte dorëzuar letrën e tij, ndërsa unë, ashtu siç premtova përpara qytetarëve dhe presidenti­t Ivanov, paraqita një deklaratë në formë garancish, të cilën e ndaj me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njësoj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidenti­t", - tha Zaev. Zaevi i kishte dërguar dy herë letër kreut të shtetit, duke e siguruar se do të ruhet karakteri unitar i vendit, sovranitet­i, tërësia territoria­le dhe karakteri shumetnik, i cili ishte edhe kushti i presidenti­t maqedonas që nga shpallja e shumicës së re parlamenta­re para pak muajsh. Kreu i LSDM- së ka tani 20 ditë afat për krijimin e kabinetit qeveritar dhe dorëzimin e programit qeverisës përpara ligjvënësv­e në Parlament. Megjithatë, ai deklaroi se Maqedonia, brenda 10 ditëve do të ketë qeverinë e re. Partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Inte-

DEKLARATA

grim dhe Aleanca për Shqiptarët janë të sigurta se do të jenë pjesë e koalicioni­t të ri qeveritar, ndërsa Lëvizja Besa ende nuk e ka shprehur qëndrimin e saj përfundimt­ar. Pa këtë të fundit, shumica parlamenta­re ka 62 vota në Parlament, të mjaftueshm­e për miratimin e ekzekutivi­t.

Pas

 ??  ?? Gjorge Ivanov dhe Zoran Zaev
Gjorge Ivanov dhe Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania