Gazeta Shqiptare

Trafikonte drogë në Angli, inxhinieri shqiptar: Doja para të kuroja babain

25- vjeçari: Si u futa në rrjetin e kokainës

-

Një

emigrant shqiptar ilegal0 Angli është arrestuar nga skuadra e antidrogës. I diplomuar në inxhinieri, shqiptari është kapur me 4 kg kokainë të pastër. 25- vjeçari Elton Muja, ka dëshmuar në gjykatën e Luton dje, ndërsa ka treguar se si kishte ardhur në Angli për të fituar para, në mënyrë që të paguante për kurimin e babait në një spital në Tiranë. Ai punonte në një lavazh kur ra dakord të futej në rrjetin e drogës, shkruan "Bedfordshi­re- neës. uk". Prokurori Kevin Ëest risolli edhe njëherë në vëmendje arrestimin e të

KAPET SHQIPTARI, KREU I BANDËS GREKE TË MARIJUANËS

Policia greke ka vënë në pranga një 21- vjeçar shqiptar pasi akuzohet se është i përfshirë në një rrjet të shpërndarj­es së drogës dhe se ka gisht në një vrasje të kryer në Shqipëri. Shqiptari ishte pjesë e një grupi kriminal shqiptaro- grek dhe transporto­nte drogë nga kufiri i gjelbër.

riut shqiptar më 4 prill të këtij viti në Luton, kur policët e panë teksa futej në një taksi me një çantë në dorë. Ai u ndalua në Marston Gardens dhe u arres-

tua. Muja u deklarua fajtor për posedim të drogës të klasit A ( cilësia më e mirë) me qëllim furnizimin e tregut vendas. Avokati mbrojtës Adrian Eissa, tha se Muja ishte një njeri i arsimuar që kishte ardhur në Britani të Madhe për të fituar para për të kuruar babain e tij, i cili ishte në gjendje të rëndë nga një sëmundje në mushkëri. Gjykatësi Philip Bartle tha se kjo nuk e lehtësonte nga akuza e shitjes së drogës. "Ti e ke bërë me qëllime përfitimi financiar", - u shpreh gjykatësi. Kështu, shqiptari u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa 1280 sterlinat e gjetura i janë konfiskuar. Rasti i shqiptarit është ndër të paktët në Britaninë e Madhe, ku me sa duket është më e vështirë të përfshihes­h në rrjetet e drogës. Megjithatë, shqiptarët e arrestuar në Europë janë të shumtë, ndërsa gjatë viteve të fundit bilanci ësh- të rritur shumë në numër. Në shtete si Italia dhe Greqia arrestohet thuajse çdo ditë një shqiptar që merret me shpërndarj­en, prodhimin apo trafikimin e drogës nga njëri shtet në tjetrin.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Mogherini
Mogherini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania