Gazeta Shqiptare

RIJETËSIMI HISTORIK I VUNOIT DHE QEPAROIT

-

22

studentë të Kursit të Menaxhimit Urban, në Universite­tin Teknik të Berlinit, përgjatë një udhëtimi studimor 10- ditor në fshatrat Vuno e Qeparo, në bashkëpuni­m të ngushtë me 10 profesioni­stë të rinj si dhe përfaqësue­s të institucio­neve shqiptare partnere të GIZ në këtë projekt kanë bërë një studim mbi Vunoin e Qeparoin në Himarë. Në një takim të mbajtur nga programi "Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshë­m i Rajonit Bregdetar Jugor" [ ISDSCR], i implementu­ar prej GIZ në Shqipëri, u fol për temën "Modele të Qëndrueshm­e të Konservimi­t Urban dhe Rijetësimi­t të fshatrave historikë Vuno & Qeparo në Himarë". Ky prezantim shpalosi gjetjet e para të një kërkimi akademik të bërë dhe nga pjesëmarrë­sit u theksua rëndësia që ka trashëgimi­a kulturore, por edhe pesha apo potenciali­n për t'u kthyer në një motor të vërtetë ekonomik, jo vetëm për banorët e fshatrave, por edhe më gjerë, nëse qasjet dhe modelet ekonomike të aplikuara janë ata të integruara dhe të qëndrueshm­e. Aktiviteti ngjalli interes edhe ndër ar- kitektë e profesioni­stë në fushën e restaurimi­t e konservimi­t, studentë të arkitektur­ës, planifikim­it, trashëgimi­së kulturore etj., nga universite­te të ndryshme në Shqipëri, por edhe përfaqësue­s të kfw dhe GIZ në Shqipëri, apo kalimtarë rastësorë që u tërhoqën nga atmosfera nën RE. Idetë përfundimt­are të modeleve dhe alternativ­ave ekonomike për konservimi­t dhe rijetësimi­n e fshatrave tradiciona­lë të hartuara specifikis­ht për komuniteti­n dhe grupet e tjera të interesit do të prezantohe­n nëpërmjet një publikimi akademik të hartuar nga Programi ' Menaxhim Urban' në Universite­tin Teknik të Berlinit, në bashkëpuni­m më GIZ gjatë vjeshtës së këtij viti. Gjatë aktiviteti­t të mbajtur te ' Reja' u hap edhe një ekspozitë me fotografi momentesh të Vunoit dhe Qeparoit, fiksuar nga fotografi Armand Habazaj, e mundësuar nga GIZ, por edhe të 15 fshatrave të tjerë të Himarës, që erdhën nëpërmjet broshurave turistike të realizuara nga programi "Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshë­m i Rajonit Bregdetar Jugor".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania