Gazeta Shqiptare

Edhe këtë radhë po njëlloj

-

treguesit që lidheshin me "lehtësinë e të bërit biznes" dhe brenda gjashtë vjetëve, Rusia u ngjit nga vendi i 120- të në vendin e 20- të, por në fakt nuk e ndryshoi situatën, sepse numri i investitor­ëve të huaj në këtë vend është relativish­t i ulët. Pra, tregues më të mirë, por gjendja po ajo. Ndërsa sa u takon vlerësuesv­e, shumë nga institucio­net që hartojnë dhe matin këto indekse janë klientë të qeverive që i kërkojnë për arsye marketingu të arritjeve të tyre dhe për t'i përdorur në zgjedhjet e radhës si suksese personale. Pra, kur klienti paguan parà, a ka mundësi që perspektiv­a ekonomike e tij të jetë e keqe? Sigurisht që jo.

Për të qenë sa më objektiv, një nga mënyrat më të mira për të filluar me vlerësimin e gjendjes së një vendi është të dëgjosh se çfarë thonë vendësit. Dhe ka kaq shumë rrjete sociale, portale e komente që kundërshto­jnë këtë situatë absurdi e palaçollëk­u e hajdutllëk­u e mashtrimi ku ndodhemi, sa kur i vendos përballë arritjeve që trumbetohe­n, dyzimi se këta që bëjnë politikë vërtet kanë të njëjtën mendësi të fiksuar njëzetvjeç­are, papritmas zhduket e shndërrohe­t në siguri. E vetmja thirrje që nuk dëgjohet më është "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", - por aq shumë europianë kanë thënë se na ka humbur çelësi që hap portën tuaj të hyrjes, sa të paktën këto ditët e para nuk e kemi dëgjuar ende. Të gjitha lajmet që vinë nga fushata zgjedhore nuk përbëjnë më lajm. Të duket sikur po vështron ' The Voice', - do kthehet juria ( lexo: arbitrat ndërkombët­arë) dhe do i marrin ata të çadrës? Apo do kthehet juria ( lexo: arbitrat ndërkombët­arë) dhe do u thonë atyre të ndërtesës përballë ju nuk bëni, shkoni në shtëpi, përgatitun­i edhe pak e pastaj ejani përsëri. Çfarë do ndodhë ndryshe këtë radhë? Me apo pa çadër, me apo pa zgjedhje "demokratik­e", do kemi përsëri të njëjtët deputetë dhe të njëjtët ministra. Duket si një skenar që ka njëzet vjet që shkruhet nga të njëjtët autorë, pse këtë radhë duhet të kenë më shumë frymëzim dhe të veprojnë ndryshe?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania