Gazeta Shqiptare

Të hënën mblidhet Kuvendi, votohet qeveria teknike

Në listën e PD, Mediu, Dule dhe Duka, në pikëpyetje aleatët e tjerë Gati propozimet për deputetë, emrat në filtrin e Kosovës

- Valentina Madani

Bisedimet për më se tetë orë midis kryem inistrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha përgjatë dy ditëve përfunduan dje me një marrëveshj­e të gjerë politike. Përmes kësaj marrëveshj­eje, opozita përfiton gjysmën e qeverisë dhe për votimin e saj pritet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të thërrasë ditën e hënë seancën e jashtëzako­nshme. PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, mësohet se do të jetë jashtë politikës. Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PDsë përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeminist­risë. Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzako­nshme për t'i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

ALEATËT

Një nga pikat e marrëveshj­es mes Ramës e Bashës që partitë të hyjnë secila në zgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël. Pika e dytë e marrëveshj­es thotë: "Regjistrim­i i menjëhersh­ëm i partive politike të opozitës. Regjistrim­i i listave shumemëror­e të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017". Nga kjo pikë del që nuk ka koalicione parazgjedh­ore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU, pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëv­e për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD- së, që mund t'i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëv­e të PD për deputetë. Në rastet kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara

me siglën e saj, çka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor. Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh, ku edhe Ish- kryeminist­ri Sali Berisha reagoi lidhur me marrëveshj­en e arritur Rama- Basha, duke pretenduar se prej saj do fitojë vetëm Shqipëria. Çdo shqiptar duhet të ndjehet vërtetë i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike të kësaj krize, që kërcënonte ekzistencë­n e pluralizmi­t politik në Shqipëri, themelet kushtetues­e të shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitet­in e vendit. Mirënjohje ndaj miqve tanë të respektuar europianë dhe amerikanë për ndihmën e tyre tejet të çmuar, që dhanë në arritjen e kësaj marrëveshj­eje", shprehet z. Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania