Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a Rama- Basha, zgjedhjet në 25 qershor

Zbardhen detajet e paktit dypalësh, PD merr zv/ kryeminist­rin e 6 ministra teknikë Nuk ka koalicione parazgjedh­ore, regjistrim­i para 26 majit

- Valentina Madani

Marrëveshj­a shtrihet edhe përtej zgjedhjeve të përgjithsh­me, sepse Rama dhe Basha janë dakordësua­r që në sesionin e ri parlamenta­r të miratojnë reformën kushtetues­e e atë zgjedhore, përfshi votimin e numërimit elektronik në zgjedhjet pasardhëse.

Opozita ka mundur të sigurojë pas 90 ditësh qëndresë në "çadrën e lirisë", shtyrjen e zgjedhjeve dhe gjysmën e qeverisë. Lulzim Basha dhe Edi Rama e firmosën paktin e përbashkët dje pas 5 orësh qëndrimi kokë më kokë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Marrëveshj­a shtyn datën e zgjedhjeve nga 18 qershori në 25 qershor, ndërsa i jep opozitës edhe postin e zv/ kryeminist­rit si dhe postet e 6 ministrave të konsiderua­r teknikë. Marrëveshj­a prej rreth 4 faqesh iu dërgua medias nga Partia Demokratik­e dhe PS- ja në të njëjtën kohë. Marrëveshj­a ndahet në gjashtë sektorë: zgjedhjet, qeveria, parlamenti, organet e pavarura, reformat dhe masa të tjera. Në dokumentin 4- faqësh bie në sy çka ishte paralajmër­uar, shtyrja e datës së zgjedhjeve me një javë. Ato do mbahen më 25 qershor 2017, njëkohësis­ht me zgjedhjet e pjesshme të Kavajës, ndërsa partitë e opozitës do regjistroh­en brenda datës 26 maj. Duket se opozita nuk është tërhequr nga identifiki­mi elektronik në zgjedhje, por mazhoranca i ka dhënë më shumë hapësirë në qeveri dhe institucio­ne të tjera qendrore. Kështu, opozita do ketë të drejtën e propozimit të 6 ministrave, i Brendshëm, i Arsimit, i Shëndetësi­së, Mirëqenies Sociale, Financave e Drejtësisë dhe të një zv. kryeminist­ri, të gjithë persona teknikë. Sipas marrëveshj­es, opozita ka të drejtë të propozojë edhe emrat për disa prej drejtorive më të rëndësishm­e, e ALUIZNI- t, e Hipotekave, e Burgjeve, e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Opozita do propozojë edhe krerët e dy organeve të pavarura, KQZ e Avokatin e Popullit. Nga ana tjetër, opozita do kthehet në Kuvend e do votojë në një seancë të jashtëzako­nshme organet e vetingut dhe një sërë ndryshimes­h në legjislaci­on, që do garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme. Dekriminal­izimi dhe shmangia e përdorimit të administra­tës publike në zgjedhje janë dy momentet e tjera të fiksuara në marrëveshj­e.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili do të duhet të lërë detyrën pas marrëveshj­es ' Rama- Basha' për t'u zëvendësua­r nga një ministër teknik, shpreh falënderim­e për kryeminist­rin dhe bashkëpunë­torët e tij në këto 3 vite e gjysmë qeverisje. Sipas tij, kjo qeveri e nxori vendin nga rrënimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania