Gazeta Shqiptare

PD çmonton çadrën, Basha: Sheshe të lirisë në të gjithë vendin

Kreu i PD- së nis prezantimi­n e programit, pensione minimale 250 mijë lekë në muaj "Rrëzuam gjysmën e qeverisë, ndeshja fillon pas një jave"

-

Partia Demokratik­e çm ontoi dje çadrën e ven dosur prej gati 90 ditësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeminist­risë, me kërkesën për të pasur qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Pas marrëveshj­es midis kryeminist­rit Rama dhe kreut të PD- së, Lulzim Basha, ky i fundit shkoi në çadër, i pritur si hero nga militantët e PD- së dhe u shpjegoi atyre se çfarë kishin arritur me këtë protestë 3- mujore. Ndërsa më vonë, rreth orës 22: 00 ai shkoi sërish për të takuar e falënderua­r një e nga një ata që qëndruan në çadër ditë e natë dhe më pas së bashku lanë çadrën dhe u drejtuan për në selinë e PD. Çmontimi i çadrës nisi një orë para mesnatës. Ndërsa më herët në fjalën e tij, Basha u shpreh: "Ju u bashkuat 90 ditë më parë në këtë shesh. Në këtë shesh i treguat për 90 ditë e 90 net me radhë Shqipërisë, Europës e mbarë botës se shpresa nuk ka vdekur, se kurajë triumfon mbi frikën dhe se drita e së vërtetës dhe drita e forcës së pathyeshme e një populli të tërë për demokraci të vërtetë do të ndriçojë anembanë atdheut tonë. 90 ditë më parë, ne u mblodhëm këtu në një vend të pashpresë, në një vend të pazot. Ne u mblodhëm këtu me kurajën e gjithsecil­it prej jush dhe të gjithë bashkë, me kurajën e kësaj lëvizje, këtij bashkimi, më të madhen e shqiptarëv­e për zgjedhje të lira dhe të ndershme nisëm qëndresën tonë të bashkuar", tha Basha. "90 ditë, dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por, 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, nuk do shpërndahe­t, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë. Kështjella e republikës së vjetër do të bjerë përfundimi­sht me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare. Kurrë më parë në këto 27 vite që nga përmbysja e diktaturës, Europa nuk ka njohur një bashkim të tillë zemrash dhe vullnetesh si kjo lëvizje e pathyeshme dhe e pamposhtsh­me. Sepse kjo lëvizje, as nuk filloi dhe as nuk vazhdon për interesa politike apo pushtetin e një partie, të një aleance, apo të një personi", u shpreh kreu i PD- së. "Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme u kurorëzua sot, jo në rrëzimin e qeverisë, por gjysmës së saj. Me garanci, të cilat duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund, por beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm nxehmja, ndeshja fillon pas një jave dhe ne marshojmë drejt fitores. Bashkë me betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të vazhdojmë deri në fund projektin tonë të madh të Republikës së Re", nënvizoi kreu i PD- së. Ai shpalli edhe një pjesë të programit të partisë, duke premtuar pension minimal prej 250 mijë lekësh në muaj. "Qindra mijëra të punësuar Deputeti i Partisë Demokratik­e, Eduard Selami, një ndër zërat më kritikë ndaj kryetarit Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" ka falënderua­r vetëm SHBA- të dhe BE- në për arritjen e marrëveshj­es, ndërsa e ka cilësuar këtë si një ditë të mirë për shqiptarët. "Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Faleminder­it BE! Faleminder­it SHBA!", shkroi dje Selami. në sektorin privat do të njohin paga më të larta dhe siguri më të lartë në vendet e tyre të punës, me taksën më të ulët në Ballkan, taksën e sheshtë 9%", tha më tej Basha. "Do të përcaktojm­ë shtatorin e ardhshëm, si muajin e ligjit të ri për arsimin e lartë, me tarifa të reduktuara, me mundësi për çdo student, me autonomi të plotë universita­re dhe me stazhe të paguara nga Re-

publika e Re për 10 mijë studentë, bijë e bija shqiptarës­h çdo vit", tha Basha. Në lidhje me çadrën, kreu i PD- së u shpreh ndër të tjera: "Gjithë

atdheun tonë, qytetet, lagjet e qyteteve dhe fshatrat tona, sheshet dhe rrugët tona, le t'i shndërrojm­ë në sheshe të lirisë si ky tempull".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania