Gazeta Shqiptare

Rama: Vetingu do të votohet para fillimit të fushatës elektorale

PS çel fushatën, përballje militantës­h te Piramida, kryeminist­ri euforik "Shtyrja e zgjedhjeve, brenda Kushtetutë­s. PD e donim në betejë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u sqaroi dje, mjaft entuziast, socialistë­ve të Tiranës vendimin për të pranuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Gjatë mitingut hapës të fushatës për kryeqyteti­n, Rama tha se u realizua objektivi strategjik i PS- së, "për një Shqipëri me shtet, me punë dhe me mirëqenie, për vetingun që do votohet përpara fillimit të fushatës elektorale". Më herët ai mblodhi kryesinë e PS- së për ta informuar në lidhje me marrëveshj­en e arritur me PDnë, ndërsa në sheshin pranë Piramidës, shumë pranë çadrës së ngritur nga PD- ja u tregua tejet i kujdesshëm, duke zgjedhur që fjalët të ishin bashkuese dhe jo përçarje. Fjala e Ramës u ndoq edhe nga militantët e PD- së, të cilët kishin dalë nga çadra e po prisnin ardhjen e kryetarit të tyre, Lulzim Basha. Disa herë, Rama u kërkoi militantëv­e socialistë që të mos thërrisnin "uuuu" për kundërshta­rët e tyre, ndërsa bëri të qartë se kjo ishte një zgjidhje në interes të Shqipërisë. "Ne thamë që zgjedhjet nuk janë një lojë e partive dhe në fakt kemi pranuar t'i shtyjmë zgjedhjet një javë brenda Kushtetutë­s dhe ligjit, për të fituar betejën e një gjenerate për një Shqipëri, ku gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar sot marrin mesazhin e qartë se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë tanimë të numëruara", u shpreh kryeminist­ri. "Nga ana tjetër, ne nuk e kemi fshehur që Partinë Demokratik­e, pavarësish­t se çfarë na thoshin, e donim në fushën e betejës. E kemi "Këto kanë vendosur të bashkëqeve­risin. Tri parti, Rilindja, PD- ja edhe LSI- ja duke filluar nga nesër do të jenë të tria bashkë në qeveri. Njëra ka 6 ministra, tjetra do marrë 3 ministra, tjetra nja 4 ministra. Kështu u nda qeveria si plaçkë. A keni parë ndonjë parti në botë që i thotë vetes opozitë, siç është rasti i PD- së, e cila thotë se unë duhet të jem në qeveri pa zgjedhje?!", tha dje Blushi.

thënë dhe përsëritur që në të gjitha rastet, ne do të shkojmë qoftë edhe të vetëm në zgjedhje, për të respektuar ditën që i takon popullit, jo partive, por ne dëshirojmë që Partia Demokratik­e të jetë në fushën e betejës dhe ne të fitojmë edhe më shumë Presidenti

i zgjedhur, Ilir Meta u takua dje me ishkryemin­istrin Sali Berisha, ndërsa kryeminist­ri Rama dhe kreu i PD- së, Basha kishin nisur prej 3 orësh takimin për hedhjen në letër të marrëveshj­es për zgjidhjen e krizës politike. Në përfundim të takimit 45- minutësh, shoqëruar edhe nga kryetari i LSI- së, Petrit Vasili, Meta i pyetur në lidhje me marrëveshj­en e arritur tha: "Kjo ka qenë ëndrra ime që të ketë një marrëveshj­e, ky ka qenë kontributi im që të ketë një marrëveshj­e. Unë nuk kam qenë ndërmjetës­uesi i kësaj marrëveshj­eje, por ju e dini që kam qenë imponuesi i saj bashkë me LSInë, bashkë me PDIU, bashkë me partitë e tjera". I pyetur lidhur me takimin me ish- kryeminist­rin Berisha, Meta tha: "Zoti Berisha ësh-

se katër vjet më parë", shtoi Rama. "E për më tepër - shtoi ai - jo vetëm do fitojmë, por si asnjëherë në histori, opozita do ketë mundësinë që të shikojë nga brenda gjithë ecurinë e këtyre 37 ditëve dhe në fund do të jetë e detyruar të pranojë fitoren pa ' por', pa ' sikur', pa ' andej', pa ' këtej'. Në 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria. Në 25 qershor, fitimtarët do të jenë ata që do të votojnë Partinë Socialiste, por sot kanë fituar socialistë­t e demokratët", u shpreh kreu i PS- së. "Ne çelim një epokë të re edhe me më shumë bindje se dimë të udhëheqim. Ne dimë të bëjmë kompromise, po ne as nuk dimë dhe as nuk duam që kompromise­t t'i bëjmë në kurriz të Kushtetutë­s, të ligjit dhe të gjithë shqiptarëv­e pa dallim. Sigurisht që fushata elektorale zyrtarisht do të fillojë me një javë vonesë. Edhe ata ( simpatizan­tët e PD) janë të gëzuar, kanë të drejtën të jenë të gëzuar. Edhe për ata u hap një rrugë e re. Edhe për ata u hap rruga e betejës demokratik­e, të cilën ne do ta bëjmë me pasion, do ta bëjmë me vendosmëri dhe mbi të gjitha do ta bëjmë jo për t'i ndarë shqiptarët në ' tanët' dhe në të ' atyre', por për t'u thënë gjithë shqiptarëv­e, se për ne flamuri ishte kuq e zi dje, flamuri është kuq e zi sot, flamuri do të jetë kuq e zi nesër", u shpreh Rama. Ashtu si edhe kur doli nga mbledhja e kryesisë së PS- së, Rama u shpreh: "Jam shumë i kënaqur sot, kur më në fund, pas shumë lutjesh, lutjesh e lutjesh, u takuam me opozitën. Na erdhën me një McAllister dhe u ndamë me një ' Big Mac Pro'". Edhe kreu i PS- së për Tiranën, Saimir Tahiri u shpreh dje në miting, duke iu drejtuar të pranishmëv­e: "Falë jush dhe qytetarëve të Tiranës, jo në 18, por në datë 25 do kemi fitoren më të madhe si kurrë më parë. Atë një javë, nga data 18 deri në datë 25 kemi një fitore më të madhe. Dhe kjo është beteja e shqiptarëv­e në 25 vjet për të pasur më në fund drejtësi", tha Tahiri. Sipas tij, "brenda datës 25 ky parlament do të votojë vetingun për të hequr gjykatësit e korruptuar".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania