Gazeta Shqiptare

"Abuzoi" me kafshët, dy padi të reja ndaj Artan Zabelit

46- vjeçari është akuzuar më herët edhe nga Roza Lati e Iva Aliko Pronari i dyqanit denoncohet sërish në polici

-

Duket se telashet me drejtësinë nuk kanë të sosur për pronarin e dyqanit të kafshëve në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Pas denoncimev­e të bëra nga dy vajzat e showbiz- it, Iva Aliko dhe Roza Lati, në polici janë paraqitur edhe dy vajza të tjera të cilat kanë bërë kallëzim ndaj 46- vjeçarit Artan Zabeli. Ky i fundit akuzohet se verën e shkuar u ka shitur dy vajzave të reja në Tiranë, dy qen të cilët ishin të sëmurë. Burime pranë policisë sqaruan se kallëzimi është bërë tri ditë më parë në polici, nga shtetaset me iniciale E. M., 21 vjeçe dhe A. H., 23 vjeçe. Dy vajzat kanë pohuar para oficerëve se qeni u është shitur pikërisht nga shtetasi Artan Zabeli. Për 46- vjeçarin, policia ia referoi rastin prokuroris­ë së Tiranës për vlerësim. Ndërsa pak javë më parë, Zabeli paditi në prokurori moderatore­n Roza Lati dhe modelen Iva Aliko. Në bazë të aktpadisë, thuhej se Zabeli kërkon dëmshpërbl­im jopasuror në vlerën 50 milionë lekë të vjetra nga Iva Aliko, dhe 40 milionë lekë të vjetra nga Roza Lati, me akuzat e fyerjes dhe shpifjes për shkak të deklaratav­e të rreme nga ana e tyre.

Më datë 16 maj të këtij viti, në Komisariat­in e Policisë Nr. 3 janë paraqitur dy vajzat me iniciale E. M. dhe A. H. Të rejat kanë ngritur denoncim ndaj shtetasit Artan Zabeli, pasi sipas tyre, në muajin korrik të 2016- ës u ka shitur nga një qen secilës, të cilët ishin të sëmurë. Burime pranë policisë sqaruan se njëra prej vajzave ka treguar se qeni që kishte blerë në dyqanin e kafshëve në rrugën "Myslym Shyri", kishte shfaqur shenja jo të mira të shëndetit, vetëm pak javë pasi e kishte marrë prej andej. Dy të rejat kanë pohuar më tej, se kanë dyshime që qentë e tyre ishin sëmurë nga keqtrajtim­et që mund t'u jenë bërë në dyqanin e kafshëve apo edhe nga ushqimet që mund të kenë ngrënë më parë. Të rejat kanë treguar se e kanë denoncuar rastin në fjalë pasi kishin parë publikimin e fotove e të videove nga Iva Aliko e Roza Lati. Këto dy të fundit e kanë akuzuar Zabelin prej kohësh si keqtrajtue­s të kafshëve që mban në dyqanin e tij. Gjithashtu ato e kanë denoncuar se Zabeli i ka kërcënuar që të Ka qenë modelja Iva Aliko, ajo që fillimisht ka bërë një padi zyrtare, pasi në dyqanin e kafshëve kishte blerë një qen, bartës i një sëmundjeje që i mori edhe jetën. Aliko e kishte blerë qenin për 1.700 euro, ndërsa sipas saj, në të vërtetë çmimin e kishte vetëm 350 euro. mos merreshin me të sepse do t'u hapte punë. Iva ka treguar pak kohë më parë për qenushen e saj Sisi, e cila ngordhi nga një virus vdekjeprur­ës. Ndërsa Roza ka rrëfyer se në dyqanin e kafshëve kishte blerë një mace kohë më parë, e cila ishte e infektuar me HIV- in e maceve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania