Gazeta Shqiptare

Fatmir Xhafaj takon homologun italian, vendoset një grup i përbashkët pune mes dy ministrive

Me Prokurorin Kombëtar Antimafia diskutohet reforma në drejtësi

-

Ministri

i Brendshëm në vendin tonë, Fatmir Xhafaj takoi dje në Itali homologun e tij Marco Minniti dhe Prokurorin Kombëtar Antimafia Franco Roberti. Gjatë vizitës zyrtare, mësohet se ministri i Brendshëm i Italisë vlerësoi punën e deritanish­me nga pala shqiptare kundër mbjelljes së kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe bashkëpuni­mit shumë të mirë mes dy vendeve në fushën e sigurisë. Minniti shprehu konsiderat­a për bashkëpuni­min midis dy policive, por theksoi se ai duhet të thellohet e forcohet më tej, kryesisht në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, lëndëve narkotike, qenieve njerëzore dhe emigracion­it të paligjshëm. Kurse, ministri Xhafaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj mbështetje­s që qeveria italiane i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet misioneve të saj INTERFORZA, Guardia di Finanza dhe PAMECA, e cila edhe në misionin e saj të 5- të udhëhiqet nga përfaqësue­s të Policisë italiane. Ndërkaq, u vendos që të krijohej edhe një grup pune i përbashkët i dy ministrive për përgatitje­n e disa marrëveshj­eve të rëndësishm­e dypalëshe, si: marrëveshj­e në luftën kundër terrorizmi­t; marrëveshj­e në luftën kundër mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike; marrëveshj­e në fushën e mbrojtjes së dëshmitarë­ve të drejtësisë; marrëveshj­e në fushën e turizmit ( kryesisht në menaxhimin e përbashkët të kontrollit kufitar), mar- rëveshje në fushën e migracioni­t të paligjshëm ( kryesisht të fëmijëve të mitur të pashoqërua­r), si dhe binjakëzim­in e Akademive të Sigurisë. Ministri Xhafaj zhvilloi një takim edhe me Prokurorin e Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti, ku u vlerësua bashkëpuni­mi i deritan- ishëm. Në takim u diskutua mbi reformën në drejtësi, si dhe u ra dakord për thellimin e marrëdhëni­eve të ndërsjella dypalëshe, kryesisht në drejtim të hetimeve të përbashkët­a në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe grupeve të strukturua­ra kriminale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania