Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, ndryshojnë sipërfaqet e oborrit për 512 prona

Formula e legalizimi­t, hapësira rreth ndërtimit, sa trefishi i tij Qeveria miraton listën e re me sipërfaqet takuese për çdo pronar

-

ALUIZNI publikon listën me 512 pr onarët që u ndryshon sipërfaqja e tokës mbi të cilën kanë ndërtuar dhe u njihet e drejta e pronësisë. Llogaritja është bërë në bazë të formulës së miratuar në ligjin për legalizime­t, ku çdo personi që ka ndërtuar pa leje i njihet e drejta për një oborr, që nuk mund të jetë me sipërfaqe më të madhe se trefishi i ndërtimit.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme korrektimi­n e sipërfaqes takuese për personat që kanë ndërtuar në tokën e të tretëve. Pronat që preken janë në të gjithë vendin, dhe bëhet fjalë për oborret të cilat, personave që kanë ndërtuar pa leje në tokën e ish- pronarëve apo të shtetit, u njihen si pronë e tyre. Sipas ligjit në fuqi, ALUIZNI llogarit sipërfaqen e oborrit që njihet si pronë mbi bazën e sipërfaqes së ndërtuar.

Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi, përfshirë edhe shtesat në pallate, sipas vendimit të qeverisë, llogaritet si përqindje mbi vlerën e pronës, sipas llojit "tokë truall", i miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Nëse qeveria nuk do të nxjerrë një hartë të re të tarifave të trojeve, pagesat do të llogariten mbi bazën e katalogut të tarifave të miratuara nga Këshilli i Ministrave në vitin 2013. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, çmimi i shitjes për një metër ka- tror është 50% e vlerës së përcaktuar për pasurinë "tokë truall", në njësinë administra­tive dhe zonën kadastrale përkatëse. Por, jo të gjitha zonat përfitojnë ulje 50% për legalizimi­n. Për ndërtimet pa leje të ndërtuara brenda territorit administra­tiv të komunave, kur çmimi për metër katror është më i vogël se 400 lekë apo më i madh se 1.500 lekë, tarifa që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera- kufi. Për ndërtimet pa leje, të ndërtuara brenda territorit administra­tiv të bashkive, kur çmimi për metër katror është më i vogël se 500 lekë apo më i madh se 2.000 lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera- kufi. Për shtesat anësore ose në lartësi në ndërtime me leje, me funksion banimi, pavarësish­t nga territori ku ato janë ngritur, kur çmimi për metër katror është më i vogël se 1.000 lekë apo më i madh se 3.000 lekë, çmimi që do të aplikohet për sipërfaqen përkatëse do të jetë në këto vlera- kufi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania