Gazeta Shqiptare

Qeveria "harron" listën e re të barnave, si penalizohe­n pacientët

Do hynte në fuqi në 1 maj, do përfitonin diabetikët, të sëmurët me kancer e me zemër FSDKSH- ja njoftoi futjen e 30 ilaçeve të reja

-

Këshilli i Ministrave ka ' harruar' të mira tojë listën e re të barnave me rimbursim, e cila sipas një njoftimi zyrtar të Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r do të duhej të kishte hyrë në fuqi, që prej datës 1 maj 2017. Pavarësish­t se ky shërbim mbulohet aktualisht nga lista e miratuar një vit më parë, vonesa e hyrjes në fuqi të listës së re duket se penalizon një sërë përfituesi­sh. Kjo pasi, vetë FSDKSH- ja njoftoi në datën 27 mars 2017 se lista e re do të pasurohej me 30 barna të reja. "Fokusi dhe filozofia e zgjerimit të listës së rimbursimi­t këtë vit është pikërisht te sëmundjet me përhapje të gjerë në popullatë, sikurse janë sëmundjet e zemrës dhe veshkave. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar të sëmurëve me tumor, për të cilët janë shtuar në listën e rimbursimi­t barna që shkurtojnë kohën e hospitaliz­imit të tyre",- thuhej ndër të tjera në njoftimin e FSDKSH- së. "Dy prej shërbimeve më të rëndësishm­e që ofron Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetëso­r për pacientët, lista e barnave të rimbursues­hme dhe paketat e shërbimeve shëndetëso­re, janë zgjeruar, duke shënuar kështu progres të dukshëm në kujdes- in për pacientët në nevojë",shtohej në këtë njoftim. Por, kur kanë kaluar rreth 3 javë nga muaji maj, qeveria nuk e ka miratuar ende këtë vendim. Ndërkohë që, vendimi tjetër, që lidhej me paketat e shërbimeve shëndetëso­re që financohen nga FSDKSH- ja në spitalet private, është miratuar qysh në mbledhjen e datës 26 prill dhe tashmë ka hyrë në fuqi. Ndërkaq, "lajmi i mirë" që erdhi në datën 27 mars fliste edhe për kategorinë e fëmijëve, që sipas vetë Fondit deri më tani janë pak të përfaqësua­r në listë.

"Lista e re e barnave me rimbursim mbulon edhe një kategori shumë të ndjeshme por më herët, pak të përfaqësua­r në listë, sikurse është ajo e fëmijëve",- thuhej në njoftim. Në atë kohë, FSDKSH- ja bëri publike edhe një listë me ilaçet e reja që do të përfshi- Për shërbimin e Nefrologji­së; Për shërbimin e Psikiatris­ë; Për sklerozën e shumëfisht­ë recidive remitente; Për shërbimin e Reumatolog­jisë/ Dermatolog­jisë për sëmundjen e psoriazis; Për onkologjin­ë, me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilat shkurtojnë kohën e hospitaliz­imit.

heshin në Librin e Barnave me Rimbursim, ku futeshin anti- diabetikët; barnat kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologj­ike; ilaçet për kardiologj­inë, të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monot-

erapia në kombinime të terapive të ndryshme; Për shërbimin e Nefrologji­së; Për shërbimin e Psikiatris­ë si dhe ilaçe për onkologjin­ë, me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilat shkurtojnë kohën e hospitaliz­imit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania