Gazeta Shqiptare

Panairi "Work & Study", Bashkia e Tiranës ofron 160 vende pune

Edicioni VIII, marrin pjesë 40 kompani

-

Dhoma

e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve çelën ditën e djeshme në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicionin VIII të panairit "Work & Study". Në këtë panair marrin pjesë mbi 40 kompani, mbi 20 universite­te dhe institucio­ne të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 4.000 vende të lira pune. Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të shpalosur ofertën më të mirë të punësimit dhe studimit, si dhe njoftoi se, ndryshe nga edicionet e tjera, Bashkia e Tiranës ka stendën e vet si një nga punëdhënës­it kryesorë në qytet. "Sot kemi 60 vende pune aktive vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe rreth 100 të tjera nga agjencitë tona në varësi, duke filluar nga Ujësjellës- Kanalizime­t apo Tirana Parking e kompani të tjera të qytetit", - tha kryebashki­aku. Veç vendeve të punës që ofron si institucio­n dhe ndër- "Sot kemi 60 vende pune aktive vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe rreth 100 të tjera nga agjencitë tona në varësi, duke filluar nga Ujësjellës- Kanalizime­t apo Tirana Parking e kompani të tjera të qytetit", - tha kryebashki­aku.

marrjet e varësisë, Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ofron edhe një mundësi shumë të mirë për një numër të caktuar studentësh që të ndjekin pranë saj praktikat e punës dhe për t'u përgatitur për sfidat e tregut të punës. "Kemi gjithashtu disa mundësi për ata që duan të kryejnë praktikën pranë Bashkisë së

Tiranës, në një nga ekipet tona të profesioni­stëve, sidomos për ata që ndjekin arkitektur­ën, inxhinieri­në, urbanistik­ën, për të gjithë ata që merren me çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit apo të projekteve të mëdha inxhinieri­ke, si ato që do të hapim shumë shpejt", - shtoi ai.

 ??  ?? Erion Veliaj në panairin “Work & Study"
Erion Veliaj në panairin “Work & Study"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania