Gazeta Shqiptare

Erozioni nga lumi Drin, rrezikojnë shembjen 40 banesa në "Bahçallëk"

Bashkia: Përgjegjës­ia, e Bordit të Kullimit dhe e Ministrisë së Bujqësisë Banorët: Ndërtoni argjinatur­ë, do humbim gjithçka!

-

Brenda pak viteve, ujërat e lumit Drin kanë gërryer një pjesë të madhe të tokës, duke rrezikuar shtëpitë e lagjes "Bahçallëk" të Shkodrës. Të alarmuar nga situata e krijuar, banorët pohuan se, nëse nuk merren masa urgjente, banesat e tyre mund të shemben për shkak të erozionit. "Masat duhet që të merren sa më shpejt për të shpëtuar këtë lagje, ndërsa është e domosdoshm­e të investohet për ndërtimin e një argjinatur­e, ose në të kundërt shtëpitë tona do shemben nga gërryerja e tokës", - tha Nasir Bushati, njëri prej banorëve të "Bahçallëku­t". Ndërkaq, Bashkia e Shkodrës ka dijeni prej kohësh për gërryerjen e tokës në lagjen në fjalë. Nënkryetar­i i bashkisë, Arben Gjuraj u shpreh për dje për "GSH" se përgjegjës­inë e kanë Bordi i Kullimit dhe Ministria e Bujqësisë.

BANORËT

"Është një problem që faktikisht nuk është i sotshëm, por tashmë situata është shumë kritike. Lumi Drin ka degraduar në atë mënyrë sa po nuk u morën masa shpejt, është e vështirë pastaj për të ndaluar dëmet që mund të bëjë. Këtu rrezikohen rreth 40 banesa, dhe shtëpia më e largët është 20 m nga lumi Drin", - u shprehën banorët e "Bahçallëku­t". Sipas tyre, lumi Drin është bërë problem për tërë lagjen. "Në këtë gjendje siç është sot lumi Drin nuk ka qenë asnjëherë. Ai ka marrë një kthesë të çuditshme dhe godet me rrjedhën e tij komplet pjesën e tokës dhe po u afrua edhe më shumë, atëherë di t'ju them se për një muaj nuk shpëton lagjja jonë", - pohoi Nasir Bushati. Ndërsa, Fahri Mustafa tha se "Ka disa projekte teknike për ' Bahçallëku­n' që janë bërë nga Bordi i Kullimit. Bashkia nuk mund të bëjë diçka në këtë mes, për shkak se nuk e ka përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë, edhe pse, natyrisht që nuk e kemi të ndaluar të bëjmë projekte të kësaj natyre. Ne jemi fokusuar te hapja e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Në dijeninë time, ndërhyrja në ' Bahçallëk' ka qenë një prej tri prioritete­ve kryesore që ka pasur Bordi i Kullimit, por s'ka arritur t'i realizojë dhe, me sa duket, nuk është në planet e tyre ndërhyrja gjatë këtij viti", - tha nënkryetar­i i Bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj.

"gjithmonë lumi Drin ka qenë rrezik për ne dhe vazhdimish­t na ka përmbytur. Një problem më i madh është gërryerja e tokës që po i bën. Vite më parë shteti ka marrë disa masa, por kanë qenë të pamjaftues­hme për ta zgjidhur tërësisht problemin. Jemi shumë të rrez-

ikuar, pasi mund të humbim gjithçka që kemi". Nisur nga rreziku që u kanoset, banorët e "Bahçallëku­t" kërkojnë ndërhyrjen e institucio­neve shtetërore, për të bërë të mundur ndërtimin e një argjinatur­e për të mbrojtur dhe siguruar shtëpitë që të mos ua marrë rrjedha e lumit. "Kërkojmë një argjinatur­ë që të jetë e qëndrueshm­e dhe të na mbrojë. Ne jemi ankuar disa herë, por ka disa vite që askush nuk ka ardhur këtu për të parë se sa të rrezikuar jemi", - tha banori i lagjes, Hamdi Mustafa. Edhe më përpara, banorët e "Bahçallëku­t" e Nisur nga rreziku që u kanoset, banorët e "Bahçallëku­t" kërkojnë ndërhyrjen e institucio­neve shtetërore, për të bërë të mundur ndërtimin e një argjinatur­e për të mbrojtur dhe siguruar shtëpitë e tyre që të mos ua marrë rrjedha e lumit. "Kërkojmë një argjinatur­ë që të jetë e qëndrueshm­e dhe të na mbrojë. Ne jemi ankuar disa herë, por ka disa vite që askush nuk ka ardhur këtu për të parë se sa të rrezikuar jemi", - tha banori i lagjes, Hamdi Mustafa.

kanë ngritur këtë shqetësim për gërryerjen e tokave nga lumi Drin, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

BASHKIA

Burime zyrtare nga Bashkia e Shkodrës deklaruan se prej shumë vitesh, "Bahçallëku" është një nga zonat e nxehta për shkak të erozionit dhe gërryerjes së tokës nga ujërat e Drinit. "Është një kërkesë e bërë prej kohësh nga banorët dhe e kanë paraqitur edhe në Bashkinë Shkodër. Ne, sigurisht që kemi kërkuar mbështetje­n e institucio­neve që kanë përgjegjës­i në ngritjen

e veprave mbrojtëse, siç janë: Bordi i Kullimit, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoria­le, për të mundësuar ndërhyrjen sa më të shpejtë, për shkak se erozioni jo vetëm dëmton tokën bujqësore, por me kalimin e kohës kostot për ndërhyrje vetëm sa vijnë dhe rriten", - pohoi nënkryetar­i i bashkisë së kryeqendrë­s së veriut, Arben Gjuraj. Sipas tij, ekzistojnë projektet te Bordi i Kullimit për mbrojtjen e banesave në "Bahçallëk" nga erozioni, por ajo që mbetet problem është mungesa e fondeve për të investuar.

 ??  ?? Banorët e Bahçalliku­t
Banorët e Bahçalliku­t
 ??  ?? Lumi Drin
Lumi Drin
 ??  ?? Ish- efektivi Ervin Dalipaj
Ish- efektivi Ervin Dalipaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania