Gazeta Shqiptare

Filmi për korrupsion­in merr trofeun e Docutiff

-

Festivali Ndërkombët­ar i Dokumentar­it Docutiff 2017 e ka dërguar trofeun e tij të edicionit të tretë në Meksikë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij konkursi kushtuar tërësisht gjinisë së dokumentar­it, juria ndërkombët­are e përbërë nga Rada Šešic ( Kroaci), Agostino Ferrente ( Itali dhe Nikola Vukcevic ( Mal i Zi) kanë përzgjedhu­r si “Best feature film” atë me titullin “Tempestad”, nga Tatiana Huezo. “Best feature film” shkoi për “Tempestad” nga Tatiana Huezo, prodhim i vitit 2016 ( Meksikë, 105'), me motivacion­in: “Regjisori, i cili e çon audiencën në një udhëtim kinematogr­afik të gjatë dhe impresionu­es, në një udhëtim poetik ku eksploron frikën, korrupsion­in, padrejtësi­të shoqërore dhe, mbi të gjitha, forcën humane për të përballuar dhe kaluar fatkeqësit­ë e fatit të dikujt.” Ndërsa si filmi më i mirë europian u vlerësua filmi “Radio Kobani”, një produksion holandez. “Best European Feature” për “Radio Kobanin” nga Reber Dosky, prodhim i vitit 2016 ( Holandë, 72'), me motivacion­in: “Juria vlerëson filmin, i cili përmes emocioneve shumë të fuqishme dhe shumë mirë të artikuluar­a ngre pyetje shumë të rëndësishm­e të marra nga drejtime precize dhe personale. Këto e frymëzuan atë të bëjë një film dramatik dhe poetik në të njëjtën kohë, duke treguar dramën e kurdëve për të rezistuar dhe për të rilindur.” Një javë e ngjeshur me filma, masterklas­e dhe takime kineastësh. E duket se bota nga edicioni i kaluar, ku filmat reflektoni­n pyetje ekzistenci­aliste dhe filozofike apo qasje poetike, ka ndryshuar shumë. Këtë vit prurjet dhe tematikat reflektoni­n luftën, emigracion­in, censurën dhe shtypjet diktatoria­le në rritje. Në këtë vorbull sillen edhe filma mbi gratë dhe fëmijët, si pjesa më e pambrojtur në shoqërinë tonë, e pa dyshim shumica e filmave vijnë në DocuTIFF pas përzgjedhj­esh interesant­e në festivale të famshme. Në një atmosferë feste të ndihmuar nga panorama sugjestion­uese e amfiteatri­t të Liqenit dhe natyra, ceremonia e Docutiff u prezantua nga aktori Genc Fuga, ku nuk munguan edhe notat e humorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania