Gazeta Shqiptare

55- VJETORI, DEKOROHET ME “NDERI I KOMBIT” ORKESTRA E RTSH, ENO KOÇO E FERDINAND DEDA

-

Me

rastin e 55- vjetorit të Orkestrës Simfonike të RTSH, presidenti Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i kombit”, pas propozimit të drejtorit të RTSH, Thoma Gëllci. Me të njëjtin titull të lartë janë dekoruar edhe Eno Koço e Ferdinand Deda, ky i fundit pas vdekjes. Ceremonia u mbajt mbrëmë në RTSH, ku me një videoproje­ktor u shfaq një material filmim, i cili nxirrte në pah punën e bërë nga artistët Eno Koço, Aristidh Prosi, ( violonçeli­stl), Tonin Harapi, Anita Tartari, Ferdinand Deda, Pjetër Gaci, Mustafa Krantja, Palok Kurti, Zhani Ciko, Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Gjovalin Shestani, Shpëtim Kushta, Blerta Ristanie, Gëzim Belegu, Jetmir Barbullish­i, Kujtim Laro, Oleg Arapi, Nikolla Zoraqi dhe Alqi Lepuri. Në fjalën e rastit, drejtori i Përgjithsh­ëm i RTSH, Thoma Gëllçi, kujtoi se orkestra u themelua më 16 maj 1962, që mbetet datë e shënuar për orkestrën sinfonike të RTSH. Ai vërejti se krijimi i saj shënoi epokë të re dhe zhvillimin mëtejshëm. koncerti i parë u mbajt më 20 gusht nga dirigjenti Muatafa Krantja, me

sinfoninë e Hajden, me violinisti­n Ibrahim Madhin, flautistin Gjovalin Shestani e të tjerë morën duartrokit­jet e para. Krijimi i formacioni­t bëri që të incizohesh­in simfonitë e para dhe të rritej niveli artistik e mjeshtëror. Drejtori i RTSH vlerësoi përfaqësim­in dinjitoz që i bën kjo orkestër vendit jashtë Shqipërisë si në konkurrime evropiane që ka marrë pjesë si në Maqedoni, ku është vlerësuar. Ai përmendi emra dirigjentë­sh e instrument­istësh që kanë realizuar qindra e mijëra orë transmetim­i. “Meriton vëmendje nga ne e nga qeveria që të mbetet në elitën e orkestrave. Faleminder­it presidenti­t Bujar Nishanit që pranoi të dekorojë në këtë 55- vjetor me tit- ullim ‘ Nderi i Kombi’ dhe me tituj e dekorata të tjera disa individë”. Orkestra u dekorua me “Nderi i Kombit”, për kontributi­n e çmuar me interpreti­me të shkëlqyera me ndikim të jashtëzako­nshëm, që ka bërë zhvillim kulturor të popullit shqiptar. Dekorata u mor nga Plator Mezini, pjesë e orkestrës, një ndër të parët instrument­istë. Ferdinand Dedës iu dha titulli i “Nderi i Kombit” pas vdekjes për kontributi­n e shquar ndër vite si kompozitor e interpretu­es e fitues i shumë festivalev­e. Elton Deda tha se e pranon me kënaqësi në emër të babait. “Jam krenar që jam djali i Ferd Dedës, krenar që bëj prova në sallën që ka emrin e tij. Krenar që kam punuar me orkestrën për të cilën babi ka dhënë shpirtin që të jetë më e mira”. Eno Koço e mori titullin “Nderi i Kombit” për punën e palodhur në studimin e muzikës. Ai tha se, “kam 40 vjet me këtë orkestër, e cila edhe për 55 vjet do përçojë vlerat e tingujt”.

Gjon Simoni u dekorua “Mjeshtër i Madh” për arritjet në fushën e studimit muzikor e pedagogjin­ë. Abdulla Grimci u dekorua me “Mjeshtër i Madh” si pionier i dirigjimit për organizimi­n e festivale për studimin e metodikës instrument­ale.

Spartak Tili mori titullin “Mjeshtër i Madh” për rritjen e nivelit artistik me kompozime të vlerësuara nga publiku.

Aristidh Prosi, për kontributi­n me veprën në formacione e si solist me interpreti­me e realizime diskografi­ke të vlerësuara edhe jashtë.

Gazmor Halilaj, për kontributi­n ai trombist në orkestrën e RTSH.

Blerta Jakova mori urdhrin për merita të veçanta civile.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania