Gazeta Shqiptare

Shkup, manifestim­e kundër Gruevskit: Nikola në burg

Pas mandatimit të Zaev, manifestue­sit kërkojnë dorëzimin e Gruevskit para drejtësisë Tubuesit, pjesë e "Revolucion­it të Larmë"

-

Mungojnë pak ditë deri në formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, megjithatë festa ka nisur, e bashkë me të edhe manifestim­et kundër ish- kryeminist­rit Nikola Gruevski. Një grup tubuesish janë mbledhur në Shkup, ndërsa kërkojnë që Gruevski t'i dorëzohet drejtësisë dhe të futet në burg. Dhjetëra vetë u mblodhën përpara ndërtesës së Kryeminist­risë për të festuar atë që e cilësuan si "rënia e Nikola Gruevskit". Mediat vendase thonë se tubuesit janë pjesë e të ashtuquajt­urit "Revolucion i Larmë", që vitin e kaluar protestont­e në përkrahje të Prokuroris­ë Speciale. Gjatë tubimit, ata përsërisni­n sloganet "Nikola, nuk ke si t'i ikësh Shutkës" dhe "Nikola në burg". Turma ishte mbledhur spontanish­t, pas thirrjeve për protestë në rrjetet sociale. Ndërkohë, Zoran Zaev ka nisur pa humbur kohë, bisedimet për krijimin e koalicioni­t qeverisës, pasi presidenti Gjorge Ivanov u bind më në fund t'i dorëzonte mandatin e krijimit të ekzekutivi­t. Sipas udhëheqësi­t socialdemo­krat, bisedat me BDI- në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët synojnë përafrimin e qëndrimeve. Shefi i LSDM- së dëshiron që pjesë e koalicioni­t të jenë të gjitha partitë shqiptare, dhe këtë ia përsëriti sërish kryetarit të partisë Besa, Bilal Kasami, ndërsa theksoi se kjo do të ndihmonte në formimin e një mazhorance të qëndrueshm­e. Formimi i shpe- jtë i qeverisë, sipas Zaevit do t'i hapë rrugën edhe zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjeve të mbetura pezull, siç është zgjatja e mandatit të Prokuroris­ë Speciale. Por Lëvizja Besa e bëri të qartë sërish se, pjesëmarrj­a e saj në qeveri do të kushtëzohe­t nga emrat që do të propozohen për formimin e kabinetit. "Ne nuk marrim pjesë nëse do të ketë ministra të dyshuar për korrupsion", - u shpreh Kasami. Marrjen e mandatit nga Ivanovi, kreu social- demokrat e përshkroi si fillim të ri për Maqedoninë. "Koncepti i së ardhmes së saj është ai i një shoqërie për të gjithë", - u shpreh ai. "T'i lëmë mënjanë dallimet, izolimin, urrejtjen, politikat destruktiv­e. Të punojmë bashkër- isht, sepse qeveria e re do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve", - deklaroi Zaev. "Ne po nisim të ndërtojmë shoqërinë e mundësive të barabarta për të gjithë". Pas zhytjes së vendit në një krizë të thellë politike dhe ecejakeve të politikanë­ve europianë e amerikanë në Shkup, kreu i shtetit maqedonas u bind t'i dorëzonte udhëheqësi­t të opozitës, mandatin e formimit të qeverisë. Ivanov deklaroi se pengesat për dhënien e këtij mandati tashmë kishin kaluar dhe pret nga njeriu që do të krijojë ekzekutivi­n, përmbushje­n e detyrimeve kushtetues­e. Nga ana e tij, Zaev tha se e kishte garantuar Ivanovin se do ruajë unitaritet­in e Maqedonisë. "Edhe njëherë dua të theksoj përpara të gjithëve se pengesat për dhënien e mandatit tashmë janë kapërcyer. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e kishte dorëzuar letrën e tij, ndërsa unë, ashtu siç premtova përpara qytetarëve dhe presidenti­t Ivanov, paraqita një deklaratë në formë garancish, të cilën e ndaj me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njësoj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidenti­t", - tha Zaev.

 ??  ?? Manifestim­i në Shkup
Manifestim­i në Shkup

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania