Gazeta Shqiptare

Incident në SHBA, qëllohet me vezë Vlora Çitaku: Je kriminele me taka

Aktivistja e Vetëvendos­jes sulmon ambasadore­n e Kosovës

-

Ambasadorj­a

e Kos ovës, Vlora Çitaku ka përjetuar një situatë mjaft të sikletshme, kur gjatë fjalës së saj në një takim me të rinj të Universite­tit të Denverit, është qëlluar me vezë. Në prani të ishambasad­orit Kriss Hill, diplomatja është akuzuar nga një aktiviste e lëvizjes Vetëvendos­je, e cila e ka quajtur "kriminele me taka". Diplomatja ka qenë e ftuar të flasë lidhur me sfidat me të cilat përballet shteti i ri në rajonin e Ballkanit. Aktivistja e pyeti ambasadore­n lidhur me situatën në Kosovë, mungesën e vendeve të punës, shëndetësi­në problemati­ke, situatën e keqe në arsim, të drejtat e cenuara të komuniteti­t LGBTI etj. Blerta Avdyli e Vetëvendos­jes nuk ka duruar por ka nisur replikat me Çitakun. E vënë në siklet, diplomatja i ka thënë se "ti je dukshëm një aktiviste politike, por unë nuk jam". Kjo e ka nervozuar aktivisten, e cila ka nisur të bërtasë "shame on you", dhe i ka qëlluar Çitakun dhe Kriss Hillin me dy vezë të prishura. Në lidhje me ngjarjen, Blerta Avdili ka shpjeguar arsyet e saj, teksa thotë se vezët synonte t'ia jepte dhuratë, por përgjigjja e saj e irritoi. "Ka vite që jam e indinjuar thellësish­t me situatën e krijuar nga regjimi autoritar i instaluar në Kosovë nga partitë në pushtet dhe njerëzit e dala nga këto parti, si ambasadorj­a Vlora Çitaku. Partitë e pushteti në Kosovë dhe njerëzit e dalë prej tyre e kanë lënë popullin tim me një prej sistemeve më të degraduara shëndetëso­re dhe arsimore në botë. Populli në Kosovë jeton si në një burg nën qiell të hapur nën një dhunë të vazhdueshm­e sistemike", - ka thënë ajo. Në aktiviteti­n që u mbajt të mërkurën në Universite­tin e Denverit, në Kolorado, SHBA, Blerta i ka drejtuar disa pyetje Vlora Çitakut, lidhur më korrupsion­in në Kosovë dhe degradimin e përgjithsh­ëm që ka sjellë pushteti që ajo përfaqëson. Gjithashtu, e ka quajtur përgjegjës këtë pushtet dhe përfaqësue­sit e tij, përfshirë Vlora Çitakun, për persekutim­in e vazhdueshë­m të aktivistëv­e të opozitës me prova dhe raste gjyqësore të montuara, që kanë çuar deri te vrasja në burg e aktivistit Astrit Dehari. "I njëjti pushtet ka refuzuar një hetim ndërkombët­ar mbi këtë vrasje. Vlora Çitaku u përpoq ta relativizo­nte situatën, duke mos qenë e sinqertë para publikut dhe duke u përpjekur sërish që ta mbulonte krimin e pushtetit që ajo përfaqëson", - shpjegoi Blerta Avdili në një deklaratë publike.

 ??  ?? Aktivistja Blerta Avdyli duke qëlluar me vezë
Aktivistja Blerta Avdyli duke qëlluar me vezë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania