Gazeta Shqiptare

Zgjedhje me zgjidhje, apo thjesht një marrëveshj­e dypalëshe

-

nisur nga të gjitha zhvillimet politike të kohëve të fundit. I vetmi zhvillim pozitiv në këtë drejtim, që ezauron edhe një nga pikat e paketës fillestare “McAllister” ishte zgjedhja e presidenti­t me shumicë të konsiderue­shme, edhe pse në raundin e katërt e pa pjesëmarrj­en e opozitës – në rastin e Shqipërisë duket “normale” se në çdo rast parlamenta­rët tanë kështu zgjedhin të veprojnë. E përveç ekzaltimit e “dritës në fund të tunelit”, Shqipëria ende është e ngrirë – si mund të zbatohen me ndershmëri, në kaq pak kohë, propozimet e paketës “McAllister+”? Vërtet nuk dihet saktësisht së nga çfarë hoqi dorë opozita e nga çfarë kryeminist­ri, por ajo që shihet qartë është se e gjithë paketa më tepër se sa një plan masash për të zgjidhur krizën politike, ngjan me atë çfarë një qeveri së bashku me Parlamenti­n duhet të bëjë në vazhdimësi­në e ekzistencë­s së tyre. “OK” i dhënë në orët e vona për marrëveshj­en Rama– Basha i kthen sytë edhe njëherë nga vetingu aq shumë i përfolur. Që më në fund ky proces do të realizohet është e dukshme, pasi përveçse në një nga pikat e paketës theksohet kthimi i opozitës në Parlament për formimin e komisionev­e të vetingut, shumë të tjera lidhen ngushtë me të duke filluar që nga ndryshime në ligjin për transparen­cën e financimit të partive politike, në luftën kundër drogës e me përfundim te dekriminal­izimi. U deshën sërish ndërkombët­arët për të shtrënguar duart Rama- Basha. U desh që i gjithë populli shqiptar të kalonte në gjendje amullie që krerët e dy partive më të mëdha të viheshin në gjendje pune... sikur vetë faktori “parti të dyta” e “partnerë qeverisës” të ishin dëgjuar më parë, kjo gjendje do të ishte shmangur se kriza politike nuk zgjidhet vetëm mes partive të mëdha. Vullneti i mirë nga pjesa tjetër e partive politike duket se ka ekzistuar që para se të shtyheshin afatet për regjistrim­in e tyre në procesin zgjedhor. Arritja e marrëveshj­es, e një konsensusi për të miratuar paketën e integruar amerikane që i jep zgjidhje krizës, krijon besim për zgjedhje të lira dhe është e mirë për të gjithë e ku më në fund u pa me përgjegjsh­mëri e racionalit­et nga liderët tanë politikë. Megjithatë, marrëveshj­a është lajm i mirë, edhe pse shumë vonë për të përmirësua­r zgjedhjet e zgjidhjet në këtë vend, por mjafton që të gjithë do të përballen me votën. Populli, mbase këtë herë ka një lloj mënyre e do të jetë më i arsyeshëm e më racional të zgjedhë atë që i duket më pro interesave të tij. Shkurt, duhet të ketë një lloj balance mes partive politike, se ndryshe vendi do kthehej përsëri një hap mbrapa e zgjedhjet do ishin regres, jo progres e përmirësim i jetës politike të vendit, që përkthehet në më shumë varfëri dhe shtim papunësie. E thënë ndryshe, ka vetëm një fitore që është e dukshme, që ra një lloj qetësie totale në masën e gjerë popullore, që u shërben zgjedhjeve pa eksese e të pranueshme nga të gjitha partitë. Të shpresojmë se do numërohen votat me drejtësi e transparen­cë e pas kësaj të vijë një qeveri, e cila do i shërbejë popullit dhe interesave të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania