Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a dhe kriza si shenja pozitive

-

Bullock. PD- së i duhej të krijonte përshtypje­n se vendi ishte në krizë. Në pamundësi të kësaj, krijoi një krizë politike. U krijua një situatë shqiptare. Autentike. Si disa fshatra piktoreskë që kemi, që të kujtojnë Toskanën, Partia Demokratik­e krijoi një “Our Brand Is Crisis” “made in Albania”. Qeveria nuk pushoi së funksionua­ri dhe nuk pati dhunë, kështu që kjo teknikë e përdorur nuk ishte negative për vendin. Ishte thjesht një hap përpara në fushën e strategjiv­e politike. Ishte një hap drejt perëndimit. Pas njohjes së krizës, duhej gjetur një zgjidhje. Natyrisht, PD- ja po e kuptonte që po shtrinte këmbën më shumë se ç’kishte krizën dhe rrezikonte të ftohej nëse mbetej jashtë zgjedhjeve. Kështu erdhi marrëveshj­a, një zgjidhje gjithashtu “made in Albania”, një produkt autentik shqiptar, finalizuar me një dalje emocionale përpara mediave. Një shtrëngim duarsh perëndimor dhe bisedime të mëtejshme të parashikua­ra për detajet. Takimet vijuan të nesërmen. Detajet u qartësuan. Kriza u zgjidh. Ashtu si u krijua: me kujdesin më të madh për syrin dhe veshin e njerëzve. Kjo është pozitive. Kultura politike në Shqipëri ka arritur në nivel të pastër konkurrenc­e. Nëse gjërat ende nuk funksionoj­në në nivele perëndimor­e, ato janë me hapa të sigurt drejt perëndimit. Mediat që z. Basha sulmonte bënë krizën e tij të mundur. Lajmi i mirë është se njerëzit dëgjojnë dhe vlerë- sojnë. Këtë politikanë­t e dinë, ndaj punojnë për fushatat.

Në fakt, problemin nuk e kemi te politika. Sepse në quasidemok­raci nuk mungon demokracia elektorale apo përfshirja e njerëzve në zgjedhje, por përfshirja e tyre në zgjidhje të problemeve. Megjithatë, së paku marrëveshj­a e arritur mes palëve dhe vetë kriza që krijoi nevojën për të na sigurojnë se nuk po bëjmë hapa pas në politikë. Edhe pse nuk kemi ende demokracin­ë e mirëqenie si në vendet perëndimor­e, njerëzit, si kamerierë të mirë e bujarë, thonë: “Nuk ka problem, nëse nuk i keni bërë të gjitha!”. Shpresojmë që të jenë duke punuar për të plotësuar llogarinë. Për bakshish mund të pretendojm­ë më vonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania