Gazeta Shqiptare

Daja: Në Kukës për fitore, rikthimi i Salihit na gëzon

Ndeshja- titull do të luhet të shtunën në orën 15: 30 Trajneri bardhekuq kërkon qetësi nga lojtarët

-

Skënderbeu në Kukës për të fituar duke rig jetur Hamdi Salihin. Sulmuesi është rikthyer dje në stërvitje me bardhekuqt­ë, pasi iu nënshtrua kurës së fizioterap­istes së njohur Mariana në Beograd. Riaftësimi i shkodranit përpara një ndeshjeje të tillë shihet me sy pozitiv edhe nga trajneri Ilir Daja, që në Kukës është i ndërgjegjs­hëm se skuadra e tij luan një finale për titullin ndaj një kundërshta­ri të pamposhtur në Superiore. "Është një transfertë shumë e vështirë sepse Kukësi është rivali direkt. Kukësi nuk e njeh humbjen dhe ne jemi të detyruar të shkojmë vetëm për fitore. Besojmë se dhe ne kemi shanset tona. Vijmë nga nëntë fitore rresht, kemi gjithë kontingjen­tin përveç Lilajt. Sot ( dje) është rikthyer dhe Salihi pas kurimit jashtë Shqipërisë dhe kjo na i rrit shpresat dhe shanset."

Gjithsesi marrja e 3 pikëve nuk do të thotë domosdoshm­ërisht presion për ekipin, pasi Daja kërkon qetësi, duke kujtuar se edhe me një barazim çështja e titullit do të mbetej e hapur deri javën e fundit. "Nuk është i vetmi rezultat fitorja, pasi ka edhe një javë tjetër, duhet të jemi të qetë. Do ta kërkojmë fitoren, por jo me dozë emocionale, por me qetësi." Trajneri i korçarëve beson se Salihi ka shumë mundësi që të jetë i gatshëm që nga minuta e parë për transfertë­n e Zeqir Ymerit, ndërkohë që i diferencua­r është stërvitur dhe Liridon Latifi, që ka marrë një goditje në ndeshjen e fundit të kampionati­t. "Kemi praktikën e Osmanit që dëmtimin e kishte më të rëndë se Salihi, por pas kësaj terapie ishte i gatshëm. Mendoj dhe shpresoj që Salihi të jetë i gatshëm."

Në fund dhe çështja e gjyqtarit, me FSHF që rrëzoi kërkesën e Skënderbeu­t për arbitër të huaj, me Dajën që beson gjithsesi se kjo për- ballje do të jetë jo vetëm një mundësi për të dyja ekipet për të treguar se sa vlejnë, por edhe për gjyqtarin gjithashtu, duke dashur të besojë te gjyqtarët shqiptarë. "Unë nuk e dija që nuk do të merrej parasysh, dhe përpara kësaj kam thënë që dhe gjyqtarët tanë mund ta mbajnë këtë ndeshje. Ajo që e bënte më të lehtë me ar- bitër të huaj është që do të ishin me ton më të zbutur. Jam i bindur se çdo gjyqtar që do të gjykojë këtë ndeshje do të ketë një bonus edhe për karrierën e tij."

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania