Gazeta Shqiptare

Gjoka: Titullin e duam që këtë javë

Kukësi kërkon të mbyllë hesapet sa më shpejt

-

psikologji­ke, ka vlera historike, ka vlera që Kukësi të mbyllë me sukses këtë vit të jashtëzako­nshëm". Luhet për sakrificat e një sezoni të tërë dhe në ndeshje të tilla presioni është një detaj jo i pakët, por Gjoka i beson përvojës së lojtarëve që ka në gjirin e tij Kukësi. "Ne kemi futbollist­ë me eksperienc­ë dhe kam besim të patundur për ta se do të jenë akoma më vendimtarë në këtë ndeshje pasi e dinë historinë e saj". Gjoka ka gjithë grupin e plotë, paralajmër­on pak a shumë formacioni­n tip me të cilin skuadra ka zbritur në fushë gjatë këtij sezoni, duke kryqëzuar gishtat për të mos pasur komplikaci­one në seancat e fundit stërvitore. Para është një match- point titulli, por nuk harron se në lojë është ende edhe Partizani. "Të tria skuadrat janë me meritë aty ku janë, janë të tria dinjitozë dhe të denja për titullin, akoma s'ka mbaruara asgjë, pasi matematika mban në lojë edhe Partizanin. Skënderbeu është kampion, një skuadër e vështirë për t'u mundur, por nëse do titullin, duhet t'i mundësh". Llogaritë vënë në dispozicio­n të Kukësit 2 rezultate nga 3, pasi i mjafton edhe barazimi për ta fituar titullin me një fitore ndaj Luftëtarit në javën e fundit, por në kampin verilindor nuk kanë durim, teksa shohin t'iu afrohet një finish i jashtëzako­nshëm. "Është një ndeshje e hapur që i ka të tria rezultatet. Ne jemi të favorizuar pasi luajmë në fushën tonë, jemi të favorizuar pasi jemi të uritur dhe mezi po e presim, ndaj dhe duam ta mbyllim që këtë javë çështjen e titullit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania