Gazeta Shqiptare

Lista, nga vajza e Azemit deri tek dhëndri i Berishës

Zgjedhjet e 25 qershorit, baza propozon kandidatët për deputetë Propozohet ish- kryepolici, rikthehet në garë Sejamini

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha ka mbi tryezë një listë të gjatë propozimes­h të bazës së partisë për kandidatët për deputetë. Procesi u ndërpre për shkak të ngritjes së "çadrës së lirisë". Emrat kishin mbërritur nga baza në qendër. Por, listës së parë do t'i bashkëgjit­et një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD- ja duhet të regjistroh­et në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Burime për ' GSH' konfirmojn­ë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamen­tit për Turizmin në PD. Pjesa më e madhe e emrave hynë për herë të parë në Kuvend, nëse arrijnë të përzgjidhe­n nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimi­t dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminal­izimit. Por, në listë figurojnë edhe emrat e kundërshta­rëve të Lulzim Bashës, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli, të cilët janë propozuar nga baza e partisë. Procedura që u ndoq dhe do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimev­e që vijnë nga grup- seksionet të gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksioni­min e parë në kryesinë e degës. Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë, e cila vendos përfundimi­sht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit. Më herët kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësis­ë së PDsë të konsultohe­n me përfaqësue­s të botës akademike dhe përfaqësue­s të ish- të përndjekur­ve për propozimin e kandidatur­ave për deputetë. "Anëtarët e PD- së duhet të angazhohen në një di-

alog të hapur me mbështetës­it dhe simpatizan­tët e Partisë Demokratik­e dhe komuniteti­n në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrj­en, të përndjekur­it poli-

tikë dhe pronarët, organizata­t jofitimpru­rëse", - thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD- së në rrethe. Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa Burime për ' GSH' konfirmojn­ë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamen­tit për Turizmin në PD.

nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratik­e. "Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me in-

tegritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesiona­le të njohura dhe që gëzojnë respekt në komuniteti­n vendës dhe më gjerë", thuhet në udhëzimin e PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kryeminist­ri Edi Rama
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamenta­r të PD- së
Gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamenta­r të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania