Gazeta Shqiptare

ISH- KRYEMINIST­RI

Berisha, Çakos: Sa automjete solle në mitingun e PS?

-

dihet ende nëse marrëveshj­a mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e arritur një ditë më parë do të prekë Policinë e Shtetit. Pasi opozita do të zgjedhë ministrin e Brendshëm, nuk dihet nëse ky i fundit do të lëvizë edhe kreun e Policisë, Haki Çako. Por ish- kryeminist­ri Sali Berisha i drejtoi dje një pyetje drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos. Një ditë pas marrëveshj­es Rama- Basha, Berisha ka pyetur kryepolici­n Çako se sa autobusë e mjete të tjera ka sjellë dje nga rrethet për mitingun e PS- së në Tiranë, ndërkohë që e cilëson ' të depolitizu­ar'. "Një pyetje për të ' depolitizu­arin' Çako! Sa autobusë, mikrobusë, automjete të tjera sollën dje nga rrethet pjesëmarrë­sit në mitingun e Ramës. Apo i ke sekret ato të PS?", shkruan Berisha. Ndërkohë , sipas burimeve lideri i opozitës i ka kërkuar kryeminist­rit Edi Rama gjatë diskutimit të marrëveshj­es edhe shkarkimin e Çakos, por ai nuk pranoi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania