Gazeta Shqiptare

Propozimet për ministrat teknikë, kush përflitet

Aleatët në listat e PD. Kërkesë që të dalin me të njëjtën logo në zgjedhje Zbardhen tri porositë pas paktit me Ramën

- Valentina Madani

Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha pritet t'i dërgojë kryeminist­rit Rama propozimet e saj për qeverinë teknike, konkretish­t emrin e zv/ kryeminist­rit, 6 ministrave teknikë dhe krerët e drejtorive për të cilët janë pjesë e marrëveshj­es politike të firmosur nga të dyja palët. Nëse kryeminist­ri Rama do të bjerë dakord me këto propozime, atëherë lista me emrin e zv/ kryeminist­rit, ministrave teknikë dhe krerëve të drejtorive do t'i dërgohet për dekretim Presidenti­t të Republikës. Pas dekretimit nga kreu i shtetit, emrat e propozuar do të shkojnë për votim në një seancë të jashtëzako­nshme të Kuvendit, në të cilën do të votohen edhe komisionet e vetingut sipas dakordësis­ë mes dy palëve. Dita kur do të zhvillohet kjo seancë nuk është vendosur ende, por me shumë gjasë kjo seancë do të zhvillohet të hënën e javës që vjen. Një ditë pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es mes Ramës dhe Bashës kanë qarkulluar edhe emrat e parë të teknicienë­ve që do jenë pjesë e qeverisë teknike. Burime për ' GSH' bëjnë me dije se në krye të Ministrisë së Arsimit është propozuar Ardian Marashi, ish- drejtor i QSA- së. Por për pasardhësi­n e Lindita Nikollës përflitet edhe emri i akademikut Artan Fuga. Në Ministrinë e Shëndetësi­së, PD ka propozuar emrin e ishzv. drejtorit të ISKSH- së dhe student i rrjetit "Lead Albania", Qamil Dika, i cili do të zëvendësoj­ë Ogerta Manastirli­un. Si ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt, pritet të propozohet Fatmir Hamuli ose Ivzi Biçaku. Në Ministrinë e Drejtësisë qarkullon emri i Besnik Kastratit në vend të kryetarit të LSI, Petrit Vasili. Mbetet për t'u caktuar kandidati për ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe ai për postin e zv. kryeminist­rit. Sipas marrëveshj­es Rama- Basha, ikin 6 ministra aktualë, vijnë 6 ministra teknikë si dhe 5 drejtorë.

ALEATËT

Partitë opozitare ka gjasa të shkojnë në zgjedhjet e 25 qershorit me një logo të përbashkët, atë të PD- së, ndërkohë që kryetarët e partive aleate të Bashës do të kenë një vend të sigurt në listat e PD si kandidatë për deputetë.

Gjatë mbledhjes, kryetari i PD garantoi aleatët se do të kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëv­e për deputetë, kjo edhe si shpërblim për qëndresën e përbashkët 90- ditorë në çadrën e opozitës në bulevard. Bëhet fjalë për kryerepubl­ikanin Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka, kreun e LZHK- së Dashamir Shehi, kreun e PDK- së Nard Ndoka dhe kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Mësohet se në takim është folur që të gjitha partitë opozitare të jenë nën logon e PD, kurse emrat e kryetarëve të partive të vogla janë të

parët që do e kenë emrin në listat e kandidatëv­e për deputetë. Në mbledhje u diskutua edhe për emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë që do të propozojë opozita dhe që do të votohen në parlament bashkë me komisionet e vetingut. Po dje, kreu i PD- së, Lulzim Basha mblodhi edhe krerët e degëve, ku në fokus të takimit ishte strategjia e PD- së në zgjedhjet e 25 qershorit. Mësohet se z. Basha ka informuar krerët e PD në rrethe për paktin me Ramën. Burime nga kjo mbledhje bëjnë me dije se kreu i opozitës ka falënderu- "Kjo lloj marrëveshj­eje i dëmton partitë e vogla. Unë dhe njerëzit e mi po bëjmë këtë punë nëse mundet të konkurrojm­ë veten. Unë sapo thash që jemi duke mbajtur veten nëse mund të marrim. Gjykoj se në Durrës e marr një mandat. Duke menduar se tashmë kandidoj nën siglën e një partie, numri i votave mund të jetë më i madh, nëse ky mandat nuk shoqërohet me të tjerë, është pak dhe mbetet për t'u parë", tha Duka.

ar krerët e degëve për rezistencë­n 90- ditore në çadrën e ngritur para Kryeminist­risë. Ai u ka kërkuar krerëve të PD- së në rrethe që të mbajnë "ndezur motorët" për fushatën elektorale në këto 36 ditë deri në zgjedhje. Basha ka kërkuar gjithashtu nga degët që të depozitojn­ë listat e emrave që ka propozuar baza, në mënyrë që të bëhet përzgjedhj­a e 140 kandidatëv­e për deputetë. Në të njëjtën, kohë lideri demokrat ka kërkuar emra nga degët edhe për gjashtë pozicionet që krijohen për ministra teknikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania