Gazeta Shqiptare

Largohet nga politika? Topalli: Kujt ia lë "stafetën"

Rrëfimi, arsyet e qëndrimit larg politikës aktive

-

Politika

është në ditët më të vështira. Me marrëveshj­e, zgjedhjet e zhvendosur­a për më 25 qershor, lista, deputetë të pakënaqur apo dhe aleatë që rrezikojnë të humbasin. Jozefina Topalli vjen ndryshe, pasi prej kohësh po i qëndron larg jetës aktive të politikës. Topalli rrëfen "largimin" nga politika, kjo në aspektin e aktivizimi­t, pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë tek familja, siç edhe shprehet se për shumë vite e ka lënë në vend të dytë. Topalli tregon për "In TV" se si u bë pjesë e PD- së në vitin 1996. "Në atë kohë, Sali Berisha çoi në shtëpi xhaxhain e burrit që punonte në Presidencë, o do pranoje, o nuk kishte! Përfundimi­sht, më erdhi turp nga vetja që të thosha jo. ' OK' thashë, pra- nova dhe nuk po kuptoja se ku po hyja dhe ku do dilja". Topalli rrëfen arsyen se përse është distancuar nga jeta politike e momentit. "Kur në 2013- ën ikëm nga pushteti, djali ishte 18 vjeç dhe deri në moshën 18 vjeç, ai e ka pasur mamanë të munguar. Këto vite kam ndenjur më shumë me të". Fëmijët e ndjekin gjithmonë në aktiviteti­n poli- tik, por kush ka më shumë premisa të jetë pjesë e politikës? Jozefina Topalli tregon se i dhënë pas politikës është i biri, edhe pse ajo e këshillon të shohë studimet, pasi me politikë merret vetë ajo. "Djali vazhdon studimet. Ai është më shumë për politikë. Ai e ndjek çdo sekondë politikën, saqë i them mos humb kohë! Ti vazhdo studimet e tua, se për këtë punë jam unë këtu". Topalli ka qenë kritike e vendimeve të kreut të PD- së, Lulzim Basha që për tre muaj hapi çadrën, organizoi dy protesta. 90 ditë qëndrim në çadër, grupi parlamenta­r nuk ka qenë i plotë, në të cilin ishkryetar­ja e parlamenti­t pjesëmarrj­et i pati të rralla. Edhe me deklarata politike, Topalli ka qenë e rezervuar.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania