Gazeta Shqiptare

BE përshëndet paktin: Të zbatohet vetingu, përgatitje për zgjedhje

Drejtori për negociatat, Danielsson në Tiranë: Të nisë shpejt puna

-

EDUART KUKAN

Eurodepute­ti i djathtë u shpreh i kënaqur dje për arritjen e marrëveshj­es politike në Shqipëri. "I lumtur që Maqedonia dhe Shqipëria po ecin përpara në zgjidhjen e krizave të tyre politike. Ka qenë një javë e lajmeve të mira. Momenti nuk është i humbur. Maqedonia formoi qeverinë, Shqipëria zhvillon zgjedhjet. Dy vendet në rrugën e duhur drejt pranimit në Bashkimin Evropian", tha dje Kukan.

mirë", thuhet në deklaratën e BE- së. Ndërkohë dje erdhi në Tiranë për një vizitë drejtori i Përgjithsh­ëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson. Ai u takua me kryeminist­rin Rama, ministrin e Punëve të Jashtme Bushati, ministren e Ekonomisë Ekonomi, ministren për Integrimin Evropian Gjosha, kreun e Kuvendit Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratik­e Basha. Sipas deklaratës së bërë nga misioni i BE- së në Tiranë, z. Danielsson theksoi rëndësinë e zbatimit pa probleme të marrëveshj­es dhe përsëriti se fillimi i shpejtë i procesit të vetingut është tani kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania