Gazeta Shqiptare

Sonila Qato firmos listën me 68 pronarët që marrin kompensimi­n

ATP, nis shpërndarj­a e 299 milionë lekëve për pronat e zëna nga ndërtimet pa leje Përfituesi­t do të kenë disponibël llogaritë e tyre bankare, vlerën në para

-

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka përfundu ar shqyrtimin e kërkesave dhe do të nisë shpërndarj­en e një fondi prej 299 milionë lekësh për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe deri më tani përfitojnë kompensimi­n/ shpërblimi­n e saj ka përfunduar sot dhe është publikuar lista. Shpërblimi do të jetë deri në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

SHQYRTIMI

"Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimi­t për secilin pronar. Në përfundim të këtij procesi, për 68 ( gjashtëdhj­etë e tetë) kërkesa, të depozituar­a në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë ( në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM- të përkatëse), në shumën e përgjithsh­me prej 299 823 765.44 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohe­n dhe mbi gjeneralit­etet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim", thuhet në njoftimin e ATP- së. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

TOKAT

Gjithashtu, ATP fton të gjithë subjektet e interesuar­a, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr. 395, datë 03.05.2017 "Për kalimin e së drejtës së pronësisë për parcelat e objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre" të paraqiten pranë zyrave për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNIt. "ATP ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrim­in e kërkesave të subjekteve të interesuar­a. Të gjithë subjektet e interesuar­a mund të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, me adresë Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinieri­së së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09: 00 - 12: 00. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evi- dentuara në listën që i bashkëlidh­et VKM Nr. 395, datë 03.05.2017 "Për kalimin e së drejtës së pronësisë për parcelat e objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre", ku përcaktohe­t shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani", thuhet në njoftim.

Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 ( dymijë) lekë dhe, gjithashtu, të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së Tiranë dokumentac­ionin e nevojshëm.

DOKUMENTET

1. Kërkesën tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë

ATP- së, të plotësuar sipas rubrikave; 2. Dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi ( në rast se subjekti përfitues ka vdekur); 3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 ( dymijë) lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e; 4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për

hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN- in përkatës; 5. Fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit; 6. Certifikat­ën familjare të kërkuesit/ aplikuesit; 7. Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania