Gazeta Shqiptare

INSTAT: Shqipërinë e vizituan 764.485 persona

-

Numri

i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në terri torin shqiptar, në muajin prill 2017 është 764.485. Krahasuar me prill 2016, ky tregues rezulton me rritje 17,8%. Por numri i shtetasve të huaj për qëllime të mirëfillta turizmi është rritur me 156%, sipas INSTAT. Në janar- prill 2017 e vizituan Shqipërinë për qëllime pushimi 234,779 turistë nga 91,577 që ishin të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rritje 156%. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katër mujorin e parë 2017 është rritur 13,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të dalë nga vendi gjatë muajit prill 2017 janë 766.779 duke shënuar një rritje me 23,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2017 është 429.126. Krahasuar me muajin prill 2016, ky numër është rritur 17,3%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katër mujorin e parë 2017 është rritur 5,8%, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në rrugë tokësore, zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,8%, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivi­sht 12,7% dhe 5,5%. Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin prill 2017, rezulton 126.789, ndërsa në prill 2016 ky numër ishte 63.911. Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në prill 2017 është 353.374 dhe përbëjnë 98,3%, të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me prill 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është rritur 25,9%. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1,7% të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 16,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania