Gazeta Shqiptare

Pronat në qarkun Fier, dosjet në shqyrtim

Lista emërore edhe në Lushnjë dhe Mallakastë­r. Kompensimi fizik e financiar, në rend kronologji­k Emrat e pronarëve, çështjet e të cilëve po trajtohen nga ATP

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka marrë në shqyrtim dosjet në qarkun e Fierit, të cilat janë në proces shqyrtimi. Regjistri i dosjeve në shqyrtim pasqyron numrin e dosjes, emrin e subjektit të shpronësua­r, kërkuesin, llojin e pasurisë si dhe të dhënat në lidhje me sipërfaqen e njohur, sipërfaqen e kthyer dhe sipërfaqen e kompensuar. Në regjistër janë edhe të dhënat për çdo dosje për vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, si dhe problemati­ka që ka çdo dosje, e cila pasqyron mangësinë në dokumentac­ion. "Gazeta Shqiptare" po boton sot listën e dosjes së pronave që janë në shqyrtim në qarkun e Fierit, ku përfshihen edhe Lushnja e Mallakastr­a.

Dosjet ndodhen në Agjencinë e Trajtimit të Pronave në proces shqyrtimi do të trajtohen me ligjin e ri. Vendimi do të merret sipas rendit kronologji­k të kërkesave edhe kompensimi do të përndahet sipas këtij rendi, me përjashtim të rasteve kur subjekti kërkon të përfitojë nga pagesa e përshpejtu­ar, ose kërkon të jetë pjesë e tenderit për kompensimi­n fizik në bazë të pronave që ka vënë në dispozicio­n ATP- ja. ATP do t'i japë përparësi kompensimi­t të truallit. Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania