Gazeta Shqiptare

Edmond Tupja i qarkulluar në Gramsh: Përktheja veprat e Hoxhës në frëngjisht

"Në rini nuk më pëlqente vetja ime, as zëri im. Isha marksist- leninist"

- Fatmira Nikolli

Do them atë që ndjej, jo atë që di". Ed mond Tupja, shkrimtar e përkthyes vjen në rolin e rrëfimtari­t, para një publiku që dëgjon me endje, jetën e tij, mes dhe jashtë librave. "Ka një dhunti të dikurshme, disa i thonë çekuilibër, një orvatje e dëshpëruar për të plotësuar një boshllëk; na është bërë një padrejtësi në fëmijërinë e hershme, që përpiqemi ta sublimojmë e ta ngremë, për të shpëtuar veten"- sqaron më tej, duke gjetur shpëtim me shpjegimin frojdian sipas të cilit, e djeshmja e munguar, shpjegon të tashmen. Në kuadër të takimeve "Letërsia e Qyteti" të gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, Edmond Tupja, rrëfeu se shkëndijën drejt letërsisë ia dha i ati, ishgazetar. Ndërsa të shkruanit duhet të jetë dëshira për të thënë diçka, pasojë e një impulsi të papërballu­eshëm( përndryshe të shkruarit natyrshëm).

Nisi për të shumë herët kjo kandje drejt letrave, prej kur lexoi përrallat e para, ato ruse e më pas Vëllezërit Grim. Do gjendej një zonjë që do e nxiste. "Zysh Karolina, para 60 vitesh më shtyu të shkruaja, më dha zemër. Unë ndihesha mirë kur shkruaja. Isha fizikisht i ngathët, në gjimnaz isha nga ata që e bëja 100 metërshin për 26 sekonda, isha i çuditshëm, më quanin peshkop, don Kishot, çun mamaje. Isha paksa autik"- ky mund të ishte portreti i një fëmije të dobët në fizik e të pasur në shpirt, ai që do të ishte shkrimtar e përkthyes i dashur në moshën e tij të pjekur. Kish nisur gjithçka me magji përrallash e princërish, për të mbërritur te Marcel Prust e Zhan Pol Sartre, e në mes qenë kohët e ( auto) censurës ato që lanë hije, jo gjurmë. Për të, arti është valvul sigurie, është shfrim.

TUPJA I RI DHE REFUZIMI I NJË FEMRE

Si student në Francë, pranon se iu hapën dritare. I ikur nga vendi ku më shumë ndalohej se lejohej, liria e plotë ku e gjeti veten, u bë urë drejt një bote tjetër. "Lexova shumë libra edhe pse isha i indoktrinu­ar si të gjithë, me pikëpamje marksiste- leniniste, si çdo i ri- isha anëtar i Bashkimit të Rinisë së Partisë së Punës së Shqipërisë". Rioshi Tupja, ende i papjekur, qe i frenuar, i ndrojtur, madje nuk i pëlqente vetja, çka ndodh dhe sot kur është para pasqyrës. Profesori nuk ia përton as vetes, krejt i ftohtë dhe i hapur, e nis rrëfimin me çka nuk i shkon atij, për të mbërritur se çfarë nuk shkon me të. "Në vitrina dyqanesh më pëlqente më shumë vetja. Mbase, sepse aty nuk dukesha edhe aq qartë". Mandej zëri, oh ç'zhëgnjim! "Nuk e kam duruar kur kam dëgjuar incizimin e parë. Të gjitha këto frenime e frustime, bënë që unë të gjeja vend te e shkruara".

Kish qenë, siç thotë edhe sekretar i rinisë së klasës, kur shokët hapën çantën e një profesori. Gjetën ditarin e tij, dhe emrin kush do pyetej atë ditë në mësim. Nuk pranoi të rrëfente, nuk e bëri. "Nuk mund të shisja shokët" thotë ai. Nuk kish as të dashur, e ndërsa përpiqej të hynte në miqësi me njërën, pësoi edhe refuzimin e parë.

"Lexonim Onjeginin e Tatjanën në shkollë, ndaj unë shkrova diçka në një letër dhe ia dërgova letrën një vajze përmes një shoku. Ai ia dha, ajo u skuq. Te nesërmen, shkoj në shkollë gjithë qejf. Ajo nuk më foli fare! Ishte dështimi i parë në jetën personale. Kjo i shtohet mungesave që kisha". Kujton se përkthimet e para i bëri me nxitjen e Brikena Çabejt.

"Ju, nuk e dini ç'është qarkullimi?" ai u drejtohet të rinjve me këtë pyetje e duke qeshur tregon "qarkullimi­n" e tij. "Pasi mbarova fakultetin në Francë, më çuan në Gramsh, për të bërë qarkullimi­n e kuadrove. Kështu që unë isha katër vjet mësues fshati".

Kujton se në Gramsh, kishte shumë të qarkulluar dhe aty të gjithë tregoheshi­m të matur. "Lexoja. Kam lexuar pafund, gjithë çfarë kishte biblioteka e Gramshit. Ishte 1976".

Atëherë filloi Enver Hoxha të shkruante veprat, e ato nisën të përkthehes­hin, se "Shqipëria ishte fanari ndriçues i revolucion­it proletar". Duheshin kuadro që të ndihmonin në përkthim. "Meqë ( Jusuf) Vrioni që përkthente nga shqipja në frëngjisht ishte redaktori i veprave e më njihte, i sugjeroi emrin tim. U tha se isha në Gramsh, kështu që më shkëputnin me muaj, përkthej një libër a një broshurë, e përkthenim nga shqipja në frëngjisht. Kjo qe shkollë e vërtetë për mua".

Ajo që nisi me veprat e Hoxhës, paçka se ç'domethënie pat, i hapi Tupes udhë të reja, tanimë të shkelura e me hapa të sigurtë. Pas rënies së regjimit, mori në duar "Kur dashuronte Suani" si edhe Zhan Pol Sartre- n me kërkesë të Rexhep Hilës që pat në të ' 90- at, shtëpinë botuese "Fan Noli". "Më dha një libër të Cvajg ta përktheja nga frëngjisht­ja, kujton Tupja, "më dha edhe Suanin. Ishin përkthime të vështira. Por me sa duket, kushdo që ka kërkesa ka dozë mazoizmi, të kënaqesh kur vuan. Jusuf Vrioni thoshte nuk më intereson një përkthim i lehtë, dua të vuaj. Të lodhem me paragrafë e fjalë. Kështu merr kuptim. Edhe unë jam si mjeshtrit e mi, Kokona e Vrioni, zgjedh kur është e vështirë".

EROSI, SI PASOJË E SHTYPJES

Në kërkim të asaj që nuk e ke? Kishte shtypje ndaj kishte etje- dikur me atë që dilje për herë të parë, me atë duhej të martoheshe. Tupja kujton se në xhirot e bulevardit, kishte shumë seksualite­t, por jo gjenital. "Ishte pamor, kishte vështrime e shikime. Shqiptarët janë populli më erotik i Europës, duket te gjuha që flasin. Jemi shumë komunikati­vë".

NJË ATEIST ( KATOLIK?)

Është pothuaj fundi i takimit "Letërsia e qyteti", me Alda Bardhylin e Beti Njumën, kur nga fundi i sallës, dikush e pyet Tupen pse është ateist.

"Sepse jam nga një familje ateistësh tolerantë, jam ushqyer në Francë me ateizëm. Jam ateist që e kam marrë edukatën e kulturën nga prindërit", thotë ai. Shton se, megjithëkë­të, shkrimet e shenjta janë shk- ruar nga burra të mençur, por edhe janë plotësuar nga burra të tjerë të mençur. "Biblës i është dashur të marrë formën që ka sot, 2 shekuj e gjysmë; Kuranit, 23 vjet. Unë e imagjinoj besimin si një fllad, të prek, ke një ndriçim intuitiv, që shkon përtej logjikës njerëzore".

Shton se nëse një grua vë burkën pa dhunë, është zgjedhja e saj ta mbajë, nëse i imponohet është shkelje e të drejtave të njeriut. "Secili është i lirë të besojë. Një ateist filozof francez, thotë se ka edhe ateist të krishterë. Ka një përpjekje për të vënë rregulla në ato libra. Besimi është personal, nuk kemi pse i mbushim mendjen askujt", tha ai.

Pyetjes së fundit, pse nuk ikën nga vendi Tupja i përgjigjet: "Unë kam rrënjë, nuk iki nga vendi. Rrënjët e mia nuk janë një copë tokë, janë njerëzit. Është edhe peizazhi, pa malin e Dajtit e detin, nuk jetoj dot". Edmond Tupja ( 1947) është profesor, përkthyes, publicist dhe shkrimtar shqiptar. Ka studiuar në Francë dhe konsideroh­et si një nga përkthyesi­t më të zotë të gjuhës shqipe. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike, si p. sh., "69 variacione për një temë erotike", "Tingujt e trupit tënd", "Vajzat e ballkonit", "Fjalori erotik" dhe "Po shkoj të kap Enisin". Ai është, gjithashtu, autori i veprave autobiogra­fike si "Mos ik, o ma" dhe "Kur dhimbja premton dashuri".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania