Gazeta Shqiptare

Legalizoi 5 objekte tregtare në Shirokë, arrestohet ish- kreu i ALUIZNI- t në Shkodër

Gjykata e qytetit i cakton masën e sigurisë "Arrest me burg", legalizime­t u bënë me firmën e tij Ardian Dodani akuzohet për "Shpërdorim detyre"

-

Ish- drejtori i ALUIZNI- t të qytetit të Shkodrës ka përfunduar në pranga, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" duke u akuzuar se ka shpërdorua­r detyrën. Masa e sigurisë ndaj Ardian Dodanit u caktua me kërkesë të prokuroris­ë së Shkodrës, si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës" në legalizimi­n e objekteve informale, kryesisht lokale dhe ambiente të tjera tregtare. Nga hetimet ka rezultuar se Dodani ka shkulur ligjin në të paktën 5 raste, ku janë legalizuar objekte tregtare, si bar- restorante pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, në të cilën nuk lejohet legalizimi. Kështu, në zbatim të vendimit të gjykatës, i dyshuari u arrestuar mesditën e djeshme nga ana e forcave të policisë vendore të Shkodrës.

HETIMI I PROKURORIS­Ë

Nga hetimet e prokuroris­ë së Shkodrës ka rezultuar se në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ishdrejtor­i i ALUIZNI- t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimi­t të objekteve informale. Në praktikat e legalizime­ve, të cilat janë sekuestrua­r në kuadër të hetimit, prokuroria e Shkodrës ka evidentuar se, me firmën e Dodanit, janë legalizuar objekte tregtare ( barrestora­nte) pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, në të cilën nuk lejohet legalizimi. Nga hetimi i prokuroris­ë së Shkodrës rezulton se ish- drejtori i ALUIZNI- t Shkodër, Ardian Dodani, ka nënshkruar praktikat për këto subjekte, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk ka nënshkruar dokumentet, sipas përgjegjës­ive të tyre ligjore dhe administra­tive. Në bazë të hetimeve të der- itanishme, prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ardian Dodani, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drej- torit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI- t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës". Në këto kushte, Ardian Dodani u arrestua mesditën e djeshme nga ana e forcave të policisë vendore të Shkodrës, pasi ndaj tij, me kërkesë të prokuroris­ë, gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg". Dodani, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI- t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës".

prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg", e cila u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të policisë.

 ??  ?? Ardian Dodani
Ardian Dodani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania